🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,018 ▲ +0.48% ETH $2,454 ▲ +0.75% XRP $1.3863 ▲ +0.08% SOL $104.6200 ▲ +1.21%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Arte

Shaban Demiraj, patriarku i gjuhës shqipe

I cilësuar nga kolegët “patriarku i gjuhës shqipe” kujtohet sot në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta (30 gusht 2014) akademiku, gjuhëtari dhe anëtari i ASHSH dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Shaban Demiraj.

I lindur në Vlorë më 1 janar 1920, ai kreu shkollën e mesme (Medresenë) në Tiranë dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik 2-vjeçar (1946–1948) e më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954–1955).

Në vitet 1948–1954 punoi si mësues në disa shkolla të mesme (Gjirokastër, Tiranë). Në vitin 1954 filloi punën si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik e më pas në Universitetin e Tiranës, ku shërbeu deri në vitin 1990. Gjatë kësaj periudhe, në vitet 1962–1989 ka qenë përgjegjës i Katedrës së Gjuhës Shqipe dhe në vitet 1962–1966 zv.dekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë të UT-së.

Më vonë, në vitet 1993–1997, drejtoi si kryetar Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Ai ishte gjithashtu anëtar i komisionit organizues dhe delegat i Kongresit të Drejtshkrimit (1972).

Në 74 vjet veprimtari krijuese në letrat shqipe botoi 13 vepra gjuhësore, tri të tjera me bashkautorësi dhe kontribues për pjesën e shqipes në katër vepra të botuara në Europë; 10 tekste mësimore universitare, 4 për shkollat e mesme si autor i vetëm dhe 5 tekste të tjera si bashkautor kryesor; 6 transkriptime dhe përshtatje veprash të autorëve të Rilindjes, si Naim Frashëri, Sami Frashëri e Gavril Dara i Riu; tri përkthime veprash letrare; dhe mbi 260 artikuj e kumtesa, të botuara në revista shkencore të rreth 20 vendeve.

Përvoja e tij akademike u shtri në zhvillimin e lëndëve kryesore: morfologji e gjuhës së sotme shqipe, gramatikë historike e shqipes, histori e gjuhës së shkruar shqipe (shek. XVIII–XIX) – për të cilat hartoi edhe tekstet përkatëse – si dhe një kurs special për gjuhësinë ballkanike.

Veprimtaria e tij botuese përfshin vepra themelore, si monografitë “Çështje të sistemit emëror të gjuhës shqipe” (1972), “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” (1986, botuar edhe gjermanisht nga Akademia e Shkencave e Austrisë, 1993), “Gjuha shqipe dhe historia e saj” (1988, botuar edhe italisht nga Universiteti i Kalabrisë, 1997), “Gjuhësi ballkanike” (Shkup, 1994, ribotuar në Tiranë, 2004), “Fonologjia historike e gjuhës shqipe” (1996), “Prejardhja e Shqiptarëve në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe” (1999, dhe versioni në anglisht 2006), Eqrem Çabej (1990) dhe “Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët” (2008).

Akad. Shaban Demiraj ishte redaktor dhe bashkautor në veprën “Gramatikë e gjuhës shqipe”, vëll. I “Morfologjia” (1976, ribotuar 1995, 2002) etj. Ka botuar një varg artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit për çështje të historisë së gjuhës shqipe, të gramatikës, fonetikës historike dhe ballkanologjisë.

Gjithashtu, ka transkriptuar e përshtatur në shqipen e sotme veprën e Gavril Darës “Kënga e sprasme e Balës” (1994) dhe ka përkthyer romanin “Martin Iden” të Xhek Londonit (1959).

Për veprimtarinë e tij të pasur shkencore, ai u pranua anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në vitet 1993–1997 u bë kryetar i saj dhe në vitin 2006 u zgjodh “akademik i përjetshëm”. Qe anëtar i Akademisë Qendrore Europiane të Shkencave dhe të Arteve, anëtar nderi i Akademisë Diplomatike të Londrës, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe nënkryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve të Europës Juglindore (AIESEE).

Puna e akad. Shaban Demirajt është vlerësuar me shumë tituj e çmime. Më 1972 iu dha titulli “Profesor”, më 1977 “Mësues i Popullit” dhe më 1990 “Profesor i merituar”; laureat i dy Çmimeve të Republikës, njëri i Klasit të Dytë dhe tjetri i Klasit të Parë; i dekoruar në vitin 2000 me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”. Më 2001, bashkia e Vlorës i dha titullin “Qytetar nderi” dhe një rruge të qytetit i vuri emrin e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.