Shala: Arrestimet e BIA-s në Serbi janë luftë hibride kundër Kosovës
Eksperti i sigurisë Drizan Shala thotë se arrestimet e fundit nga agjencia serbe e inteligjencës janë tentativë për luftë hibride dhe dezinformim kundër sigurisë kombëtare të Kosovës.
Arrestimet e fundit nga BIA në Serbi po shihen si tentativë për krijimin e një lufte hibride dhe dezinformimit kundër sigurisë kombëtare të Kosovës, siç deklaron eksperti i sigurisë Drizan Shala për KosovaPress.
Ditën e djeshme, sipas KosovaPress, në një operacion të përbashkët që përfshinte BIA-n, Prokurorinë e Lartë Publike në Jagodinë dhe administratat policore të Vranjës dhe Jagodinës, D.C. (46 vjeç) nga Shilova e Gjilanit u arrestua në Vranjë, ndërsa N.P. (50-vjeçare) nga Jagodina u arrestua në Jagodinë. Ata dyshohen se u kanë ofruar informacion Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) të Shqipërisë, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe njësisë së inteligjencës së Policisë së Kosovës për BIA-n dhe aktivitetet e saj operacionale.
Shala tërheq vëmendjen se institucionet e sigurisë duhet të jenë më të kujdesshme tash para fushatës zgjedhore në Serbi. Sipas tij, mund të ketë tentativë për destabilizim në formë të një lufte hibride drejt sigurisë kombëtare të Kosovës.
Eksperti i sigurisë, siç shkruan KosovaPress, e interpreton këtë edhe si kërkesë për justifikim sa i përket aktiviteteve të njëjta të zhvilluara nga institucionet e Kosovës, të cilat kishin për qëllim neutralizimin e veprimeve të Shërbimit Informativ të Serbisë në Kosovë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.