☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 17 July 2026
S&P 500 7,534 ▼0.51%
DOW 52,553 ▼0.2%
NASDAQ 25,882 ▼1.47%
NAFTA 78.74 ▲0.59%
ARI 3,998 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
₿ CRYPTO
BTC $62,817 ▼ -1.91% ETH $1,826 ▼ -3.03% XRP $1.0822 ▼ -1.92% SOL $74.4800 ▼ -2.12%
S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 78.74 ▲0.59 % ARI 3,998 ▲0.16 % S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 78.74 ▲0.59 % ARI 3,998 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
17 Jul 2026
Breaking
Bota

SHANGAI – Kina sfidon SHBA-në në garën për inteligjencën artificiale, Xi prezanton vizionin e ri

SHANGAI, 17 korrik /ATSH-DAP/- Presidenti i Kinës, Xi Jinping bëri thirrje për kontrolle më të rrepta ndaj përdorimit të inteligjencës artificiale (IA), duke kërkuar njëkohësisht që kjo teknologji e avancuar të jetë më e aksesueshme, në një kohë kur rivaliteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po intensifikohet.

“Duhet të forcojmë ndërgjegjësimin për rreziqet dhe të sigurojmë që inteligjenca artificiale të jetë e sigurt dhe e kontrollueshme”, tha sot Xi , në hapjen e Konferencës Botërore për Inteligjencën Artificiale, në Shangai.

Ai theksoi se është e nevojshme të kombinohen legjislacioni, mbikëqyrja dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm, për të parandaluar keqpërdorimin e inteligjencës artificiale.

Në fjalimin e tij të parë në këtë konferencë vjetore, që organizohet që nga viti 2018, Xi nënvizoi rëndësinë gjithnjë në rritje, të inteligjencës artificiale për Partinë Komuniste në pushtet në Kinë.

Ai la të kuptohet se siguria kombëtare nuk duhet të përdoret si justifikim, për të kufizuar aksesin në modelet e inteligjencës artificiale.

Megjithëse Xi nuk përmendi asnjë shtet me emër, qeveria amerikane vendosi në qershor, kufizime të përkohshme për qasjen në disa modele të avancuara të inteligjencës artificiale.

Rivaliteti me SHBA-në

Përpjekjet e Kinës në këtë fushë, synojnë kryesisht të sfidojnë epërsinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat konsiderohen lider global në zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe shteti rival kryesor strategjik i Pekinit.

Kompanitë amerikane të teknologjisë, kanë akuzuar konkurrentët kinezë se kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme teknologjitë e tyre, për të trajnuar modelet e inteligjencës artificiale. Kompanitë kineze i kanë mohuar këto akuza.

Një ditë para fjalimit të Xi, 29 vende nënshkruan një marrëveshje për krijimin e Organizatës Botërore për Bashkëpunimin në Inteligjencën Artificiale (WAICO), e cila do të ketë selinë në Shangai.

Sipas agjencisë shtetërore kineze “Hsinhua”, ndër vendet nënshkruese janë Rusia, Indonezia dhe Kazakistani, të cilat kanë marrëdhënie të ngushta me Pekinin.

Organizata synon të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të forcojë qeverisjen globale në fushën e inteligjencës artificiale.

Gjithashtu, ajo do t’i ofrojë Kinës një platformë për të negociuar standardet ndërkombëtare në këtë sektor. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.