🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,701 ▼0.54%
DOW 51,583 ▼0.47%
NASDAQ 26,904 ▼0.61%
NAFTA 92.37 ▼0.04%
ARI 4,169 ▼3.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,990 ▼ -0.83% ETH $2,698 ▲ +0% XRP $1.5115 ▼ -1.33% SOL $119.9100 ▼ -2.4%
S&P 500 7,701 ▼0.54 % DOW 51,583 ▼0.47 % NASDAQ 26,904 ▼0.61 % NAFTA 92.37 ▼0.04 % ARI 4,169 ▼3.53 % S&P 500 7,701 ▼0.54 % DOW 51,583 ▼0.47 % NASDAQ 26,904 ▼0.61 % NAFTA 92.37 ▼0.04 % ARI 4,169 ▼3.53 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Bota

SHBA – Alarm për bombë në Harvard, evakuohet Memorial Hall dhe pezullohen shërbimet pranë zonës

– Një kërcënim për bombë në Universitetin e Harvardit në Kembrixh, Masaçusets, shkaktoi sot një operacion policor dhe mbylljen e përkohshme të një pjese të kampusit, sipas “Boston Globe”.

Kërcënimi lidhej me Memorial Hall, një nga ndërtesat e njohura të Harvardit, ku ndodhet edhe Teatri Sanders, një nga sallat kryesore të leksioneve të universitetit.

Universiteti lëshoi një alarm rreth orës 08:45, duke u kërkuar studentëve dhe stafit pranë ndërtesës të qëndronin brenda dhe të ndiqnin udhëzimet e autoriteteve.

Pas alarmit, Memorial Hall u evakuua dhe policia krijoi një perimetër sigurie rreth ndërtesës.

Policia e Universitetit të Harvardit dhe Policia e Kembrixhit, nisën kontrollin e ndërtesës për të verifikuar nëse kishte ndonjë pajisje shpërthyese.

Rreth orës 09:20–09:25, urdhri që njerëzit pranë zonës të qëndronin brenda u hoq.

Megjithatë, autoritetet u kërkuan studentëve dhe stafit të vazhdonin të shmangnin Memorial Hall dhe zonën përreth sheshit përpara Qendrës së Shkencës dhe ndërtesës Zimmer, ndërsa kontrollet policore vazhdonin.

Për shkak të situatës, shërbimi i autobusëve të Harvardit pranë ndërtesës u pezullua përkohësisht.

Edhe disa aktivitete mësimore u ndërprenë ose u zhvilluan në distancë.

Disa studentë që ndodheshin në konviktin dhe ambientet pranë Memorial Hall u evakuuan.

Më vonë, universiteti njoftoi se Memorial Hall do të qëndronte i mbyllur deri në një njoftim të ri.

Për arsye sigurie u mbyll përkohësisht edhe Kisha Memorial, e cila ndodhet brenda oborrit të Harvardit.

Deri në momentin e raportimeve të fundit, nuk është bërë e ditur se është gjetur ndonjë bombë apo pajisje shpërthyese.

Autoritetet nuk kanë njoftuar as për arrestime dhe nuk kanë dhënë detaje se kush e ka bërë kërcënimin apo nëse ai është konsideruar i besueshëm.

Policia e Kembrixhit konfirmoi se po ndihmonte Policinë e Universitetit të Harvardit në kontrollin e Memorial Hall, ndërsa hetimi drejtohet nga autoritetet e Harvardit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.