Liga e Kombeve/ Maran i kujdesshëm para San Marinos: Të tregojmë respekt për ta! Duhet të bëjmë ndeshje serioze
Kombëtarja luan mbrëmjen e së martës ndaj San Marinos ndeshjen e dytë në Grupin 1C të Nations League, një sfidë ku kuqezinjtë janë dukshëm favoritë për të fituar.
Por trajneri Maran tregon kujdes dhe deklaron se duhet treguar respekt ndaj San Marinos.
‘Shqipëria duhet të bëjë një ndeshje serioze, me përqendrim maksimal. Janë ndeshje që të ndihmojnë për të ndërtuar mentalitetin e skuadrës. Duhet durim i veçantë. Në këtë mënyrë di dhe çfarë duhet të bësh. Duhet shumë respekt për San Marion, do marrim masat e duhura për çdo situatë që do të krijohej-tha Rolando Maran
Për Maran ajo që skuadra duhet të bëjë është që të hyjë në fushën e lojës për të bërë detyrën e saj pavarësisht se kush është kundërshtari
‘Siç e thashë edhe më herët, për ngritjen e një skuadre ka rëndësi mentaliteti. Sigurisht që duhet të futemi në fushë, pavarësisht nga kundërshtari, për të bërë atë që duhet të bëjmë dhe nuk duhet të kënaqemi thjeshtë me disa elementë të caktuar. Sigurisht duhet të krijohen kushtet ideale që gjithçka të merret me seriozitet. E rëndësishme është dhe rritja e skuadrës në këtë rast-shtoi Maran.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.