☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 96.76 ▲4.01%
ARI 4,442 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,280 ▼ -0.35% ETH $2,469 ▼ -0.76% XRP $1.4032 ▼ -1.45% SOL $102.3800 ▼ -1.08%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.76 ▲4.01 % ARI 4,442 ▲0.07 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.76 ▲4.01 % ARI 4,442 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Bota

SHBA – “Apple” prezanton “iPhone Duo”, smartfonin e parë të palosshëm

SAN FRANÇISKO, 9 shtator /ATSH-AFP/ -“Apple” ka prezantuar sot smartfonin e saj të parë të palosshëm, “iPhone Duo”, duke hyrë zyrtarisht në një treg ku “Samsung” ka qenë prej vitesh një nga pionierët kryesorë.

Prezantimi u bë gjatë eventit të parë të madh të kompanisë nën drejtimin e CEO-së së ri, John Ternus.

Sipas “Apple”, “iPhone Duo” është projektuar për të kombinuar komoditetin e një smartfoni me hapësirën e ekranit të një tableti.

Kur është i mbyllur, pajisja ka përmasat dhe formën e përafërt të një pasaporte, ndërsa kur hapet ofron një ekran të madh të brendshëm 7.6 inç.

Pajisja ka gjithashtu një ekran të jashtëm 5.4 inç dhe është ndërtuar me trup prej titani.

“Apple” e ka prezantuar në dy ngjyra, “star white” dhe “night sky”.

Kompania amerikane ka vënë theks të veçantë edhe te sistemi fotografik. “iPhone Duo” përfshin kamera të përparme dhe të pasme, si edhe një kamerë të vendosur në pjesën e brendshme.

Sipas “Apple”, kamerat mund të përdoren njëkohësisht kur telefoni është plotësisht i hapur.

“iPhone Duo” do të dalë në shitje në 70 vende nga 23 tetori, ndërsa çmimi fillestar do të jetë 1 999 dollarë.

Kjo e vendos atë pak mbi “Galaxy Z Fold8” të “Samsung”, i cili sipas raportimit nis nga rreth 1 899 dollarë.

“Apple” ka prezantuar gjithashtu një program të ri pagesash mujore, të quajtur “Apple Upgrade” që u mundëson blerësve ta shlyejnë pajisjen përgjatë një ose dy vitesh.

Hyrja e “Apple” në tregun e telefonave të palosshëm pritet të ndryshojë ndjeshëm konkurrencën.

Telefonat e palosshëm përbëjnë ende më pak se 2% të shitjeve globale të smartfonëve, por firma e kërkimeve IDC parashikon se “Apple” mund të marrë rreth një të tretën e kërkesës për këto pajisje pas hyrjes së saj në treg.

“Samsung” prezantoi telefonin e parë të palosshëm të tregut masiv, “Galaxy Fold”, në vitin 2019.

Shtatë vjet më vonë, “Apple” synon të përdorë ekosistemin e saj dhe fuqinë e markës për ta bërë teknologjinë e palosshme më të përhapur në tregun global.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.