Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 02 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.22%
DOW 52,305 ▼0.03%
NASDAQ 26,040 ▼0.66%
NAFTA 67.51 ▼1.56%
ARI 4,077 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $61,140 ▲ +4% ETH $1,646 ▲ +4.38% XRP $1.0742 ▲ +3.01% SOL $79.9100 ▲ +5.86%
S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.51 ▼1.56 % ARI 4,077 ▼0.13 % S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.51 ▼1.56 % ARI 4,077 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
02 Jul 2026
Breaking
Bota

SHBA – ”Axios”: Trump synon të ndalojë hyrjen e grave shtatzëna të huaja në SHBA

UASHINGTON, 2 korrik /ATSH-ANSA/ – Pasi humbi çështjen për shtetësinë sipas të drejtës së lindjes në Gjykatën Supreme, bashkëpunëtorët e presidentit Donald Trump dhe aleatët e lëvizjes MAGA kanë kaluar te një plan i ri: të ndalojnë hyrjen në Shtetet e Bashkuara të grave shtatzëna që janë shtetase të huaja.

Kështu shkruan Axios, sipas të cilit kjo nismë do të hapte një betejë të re mbi emigracionin, të lidhur me shtatzëninë, udhëtimet dhe shtetësinë, duke e zhvendosur debatin nga kundërshtimi i të drejtave të fëmijëve të lindur në SHBA drejt kufizimit të atyre që mund të hyjnë në vend.

“Presidenti Trump mbetet plotësisht i angazhuar për të mbrojtur vlerën e shtetësisë amerikane të fituar në lindje. Pikërisht për këtë arsye, pas vendimit të Gjykatës Supreme, ai i ka kërkuar Kongresit të ndërhyjë menjëherë për të trajtuar këtë çështje”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Abigail Jackson.

“Departamenti i Drejtësisë do t’u japë gjithashtu përparësi hetimeve ndaj rasteve të ashtuquajtura të ‘turizmit të lindjes’. Administrata Trump ka në dispozicion shumë mjete për të mbrojtur shtetësinë amerikane”, shtoi ajo.

“Në fakt, ligjet penale të Shteteve të Bashkuara tashmë ndalojnë shumë prej praktikave që lidhen me këto skema të ashtuquajtura të ‘turizmit të lindjes. Për shembull, shumë nga këto skema nisin me një kërkesë të rreme për vizë, duke gënjyer për qëllimin ose kohëzgjatjen e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.

.I ashtuquajturi “turizëm i lindjes” ndodh kur vizitorët udhëtojnë drejt SHBA-së posaçërisht për të lindur atje, në mënyrë që fëmija i tyre të përfitojë shtetësinë amerikane.

Qeveria amerikane, kujton Axios, nuk mban statistika zyrtare për numrin e fëmijëve të lindur nga prindër të huaj, por vlerësimet e jashtme flasin për 20.000 deri në 26.000 raste në vit.

Për të kuptuar përmasën e fenomenit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), gjatë vitit 2025 në Shtetet e Bashkuara lindën rreth 3,6 milionë fëmijë, çka e bën “turizmin e lindjes” një fenomen relativisht të rrallë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.