⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,916 ▼ -0.1% ETH $2,243 ▲ +0.23% XRP $1.1621 ▼ -2.16% SOL $89.8900 ▼ -0.32%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Bessent: Kompanitë ajrore iraniane do të bllokohen nga 23 shtatori

UASHINGTON, 21 shtator /ATSH-ANSA/ – Kompanitë ajrore iraniane do të përballen me bllokim në mbarë botën nga 23 shtatori, njoftoi sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent.

Gjatë një interviste për televizionin CNBC, Bessent deklaroi se, pas dy ditësh, kompanitë ajrore iraniane do të kenë “vështirësi serioze” për të operuar në nivel global, si pasojë e sanksioneve amerikane.

Sipas tij, masat janë pjesë e planeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ruajtur presionin ekonomik ndaj Teheranit.

“Nga 23 shtatori, të gjitha kompanitë ajrore iraniane do të bllokohen në të gjithë botën”, deklaroi sekretari amerikan i Thesarit.

Bessent shpjegoi se, nëse avionët iranianë do të ulen në aeroporte, atyre nuk do t’u ofrohet karburant apo shërbime të asistencës në tokë.

Gjithashtu, sipas tij, nuk do të mund të shiten bileta për këto kompani, pasi subjektet që do të kryenin këto veprime do të rrezikonin përjashtimin nga sistemi financiar i dollarit amerikan.

“Nëse ulen, nuk do të jetë e mundur t’u ofrohet karburant ose shërbime të asistencës në tokë, as të shiten bileta, përndryshe rrezikohet përjashtimi nga sistemi i dollarit”, tha Bessent.

Sekretari amerikan vlerësoi se masat shtrënguese ndaj ekonomisë iraniane po japin rezultate.

Ai nuk dha në këtë deklaratë detaje të mëtejshme mbi zbatimin teknik të bllokimit, apo ndikimin e plotë të masave te fluturimet ndërkombëtare të kompanive iraniane. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.