roze

Ja ku e kalon Ronaldo gjysmën e ditës

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se ai kalon sa më shumë kohë të jetë e mundur në krevat në mënyrë që të jetë në një gjendje sa më të mirë fizike.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Ronaldo është shprehur: “Unë kaloj thuajse gjysmën e ditës në krevat pasi për të performuar sa më mirë dhe për të qënë në një gjendje të mirë fizike, të duhet një pushim i mirë”.

Ronaldo gjithashtu ka shtuar se pamja e tij fizike është e mirë për shkak të një jete të shëndetshme që ai bën. “Vendi i dytë ose i tretë që është më i rëndësishëm për mua, është vendi ku ushqehem sepse në pjesën më të madhe të kohës, unë ushqehem në shtëpi. Kuzhinierët e mi gatuajnë në mënyrë të shkëlqyer dhe kjo është arsyeja se pse unë dukem kështu”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button