🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.81 ▼15.17%
ARI 4,850 ▲3.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,735 ▲ +4.54% ETH $2,242 ▲ +6.53% XRP $1.3858 ▲ +5.78% SOL $84.4200 ▲ +6.2%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.81 ▼15.17 % ARI 4,850 ▲3.53 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.81 ▼15.17 % ARI 4,850 ▲3.53 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Bota

SHBA dhe Rusia pranë marrëveshjes për një armëpushim në Siri

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka deklaruar se me Rusinë kanë qartësuar në masë të madhe disa detaje, por se duhet të zgjidhen disa probleme teknike në çështjen për riuljen e palëve në tryezë në lidhje me rinovimin e armëpushimit në Siri, përmirësimin e situatës humanitare në Halep dhe për ti dhënë fund luftës, raporton Anadolu Agency (AA).

Kerry me kryediplomatin rus, Sergey Lavrov, janë takuar në Gjenevën për të diskutuar për çështjen e Sirisë, ku në takim ka marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Kerry ka vënë në dukje se kanë realizuar një takim konstruktiv dhe ai u shpreh se “Shumica e detajeve teknike janë qartësuar në lidhje me uljen e palëve në tryezë për rinovimin e armëpushimit në Siri, përmirësimin e situatës humanitare në Halep dhe për ti dhënë fund luftës, por se duhet të zgjidhen disa probleme teknike.”

Ndër të tjera duke vënë në dukje se javën e ardhshme ekspertë të SHBA-ve dhe të Rusisë do të takohen në Gjenevë për zgjidhjen e detajeve teknike Kerry ka theksuar se “Jemi pranë marrëveshjes, por nuk dëshirojmë që të bëjmë një marrëveshje e cila nuk do të zbatohet dhe nuk do të përballojë nevojat e popullit të Sirisë.”

Ndërsa Sergey Lavrov ka theksuar se në shumë çështje kanë arritur konsensus me SHBA-në, por duhet që disa çështje të konkretizohen. Duke mbrojtur qëndrimin se nuk do të jetë i mundur armëpushimi nëse opozitarët sirianë nuk distancohen nga organizatat terroriste, Lavrov ka theksuar se SHBA-ja dhe Rusia janë dakorduar për dërgimin e ndihmave humanitare.

Ndërsa në lidhje me operacionin “Mburoja e Eufratit” të ndërmarrë kundër kërcënimeve të terrorizmit nga forcat e përbashkëta speciale të Forcave të Armatosura Turke dhe nga forcat ajrore të koalicionit në rajonin Xherablus të Sirisë në kufi me Turqinë, Lavrov ka deklaruar se “Kanë hyrë pa pëlqimin e autoriteteve siriane. Qeveria e Damaskut është e gatshme për të bashkëpunuar me të gjitha palët në luftën kundër terrorizmit. Vetëm se duhet të përcaktohet se si mund të luftohet më efektivisht në këtë drejtim.”

Në lidhje me operacionin Kerry ka theksuar se “Ne jemi për unitetin e Sirisë. Ne nuk mbështesim një iniciativë të pavarur kurde, me disa elementë kemi bashkëpunim në mënyrë të kufizuar. E kuptojmë ndjeshmërinë e vendit mik, Turqisë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.