☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 114.63 ▲2.77%
ARI 4,666 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,117 ▲ +1.09% ETH $2,078 ▲ +0.42% XRP $1.3075 ▼ -0.74% SOL $80.3300 ▼ -0.8%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 114.63 ▲2.77 % ARI 4,666 ▼0.29 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 114.63 ▲2.77 % ARI 4,666 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kuriozitete

SHBA, e sëmura me kancer zgjedh të vdesë më 1 nëntor!

brit-320x177Tumori në tru i diagnostikuar në janar, i është rishfaqur. Më agresiv se më parë. Për mjekët, Britani Mejnardit nuk i mbeten më shumë se gjashtë muaj jetë.

Kështu, 29-vjeçarja kaliforniane ka vendosur: vetëvrasje të asistuar. Më 1 nëntor do të vdesë në Oregon, një nga pesë shtetet e Amerikës, ku së sëmurëve pa shpresa jete, u lejohet që të shmangin vuajtjet. “Kush ka të drejtë të vendosë se meritoj të vuaj kaq shumë për javë apo për muaj?”, – ka pyetur Britani.

Një ditë para se të vdesë, më 30 tetor, Britani do të festojë datëlindjen e bashkëshortit të saj, Dan. Pastaj dëshira e saj do të realizohet. “Unë nuk dua të vdes, por po vdes dhe dua ta bëj sipas kushteve të mia, me dinjitet”, – tregon e reja për mediet amerikane.

Falë një ligji të 1997-ës, në Oregon (si në Vermont, Montana, Nju Meksiko e Uashington), vetëvrasja e asistuar është e ligjshme. Që kur ka hyrë në fuqi ligji, 1.173 persona kanë fituar të drejtën për përdorimin e substancave të tilla farmaceutike, por vetëm 752 i kanë përdorur.

Këto javë të fundit të jetës, Britani po i kalon duke ndihmuar pacientët e shoqatës “Compassion & Choices”, që kujdeset për të sëmurët pa shpresa jete në Kaliforni, Kolorado, Konektikat, Masaçusets dhe Nju Xhersi.

Dhe mbron me të gjithë forcën e saj zgjedhjen e “vdekjes me dinjitet” me fushatën “Brittani Maynard Fund”, duke kërkuar që edhe shtete të tjera në SHBA të lejojnë përdorimin e substancave të tilla farmaceutike.

“Familjes sime i është dashur të përballojë ndryshime dhe sakrifica të mëdha për të më lejuar t’i jap fund jetës sime me dinjitet, njëlloj sikur të gjej një vend të ri ku të jetoj dhe një shtëpi të re. Ka shumë amerikanë që nuk kanë mundësinë apo paratë për të vepruar si unë dhe kjo nuk është e drejtë”, – përfundon 29-vjeçarja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.