Bota

SHBA: FDA autorizon përdorimin e ilaçit remdesivir për koronavirusin

“Është shumë premtues. Kemi punuar me Agjencinë e Barnave, Institutin e Shëndetit dhe Gilead, që ta realizojmë sa më shpejt përdorimin e tij”, tha ai.

Rezultatet paraprake treguan se remdesiviri i ndihmon pacientët të marrin veten katër ditë me shpejt, mesatarisht. Peter Pitts është ish–zëvendës Komisioner i Agjencisë së Barnave.

“Është shumë e rëndësishme për disa arsye. Së pari tregon se mundemi të ndikojmë tek trajektorja e sëmundjes për më të rrezikuarit. Dhe së dyti na ndihmon t’i drejtojmë burimet më mire për spitalet: shtratet, uniformat, maskat, mjekët, infermierët, që të mund të mbrojmë më të rrezikuarit”, thotë ai.

Ilaçi mund edhe të pakësojë numrin e vdekjeve, megjithëse nuk është e sigurt nga rezultatet e pjesshme që kanë dalë deri tani.

Studimi me 1,063 pacientë është më i gjeri dhe më rigorozi i ilaçit dhe përfshiu një grup pacientësh që morën kujdesin e zakonshëm, për të krahasuar efektin.

Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive, Dr. Anthony Fauci tha se ilaçi do të vendoste një standard të ri mjekimi për të sëmurët rëndë me COVID-19.

Ilaçi nuk është testuar ende tek pacientë me simptoma më të lehta dhe aktualisht jepet me serum në spital.

Shefi Ekzekutiv i Gileadit po dhuron 1.5 million doza dhe po punon me qeverinë për t’ia dërguar pacientëve në nevojë.

Më herët, FDA miratoi me përshpejtim përdorimin e ilaçit të malarias, hydroxychloroquine për të luftuar virusin, por pastaj paralajmëroi kundër përdorimit jashtë spitalit apo provës klinike, pas njoftimeve për “probleme serioze zemre” tek pacientët.

Në mungesë të trajtimeve të tjera, punonjësit e shëndetësisë ka gjasa ta konsiderojnë remdesivirin, veçanërisht për rastet e rënda.

“Remdesivir dhe autorizimi për përdorimin e tij urgjent, nuk është sinjal për 85 për qind të të sëmurëve që mund ta kalojnë në shtëpi. Është për ata që janë rëndë dhe prandaj u miratua përdorimi me urgjencë, për ata që kanë nevojë për ndihmë të menjëherëshme”, thotë Pitts.

Agjencia FDA e autorizoi ilaçin në bazë të kompetencave për rastet urgjente, për të përshpejtuar ilaçet, testet dhe produketet eksperimentale në raste krizash shëndetësore.

Lajmi tjetër i rëndësishëm nga Shtëpia e Bardhë: rikthimi i konferencave nga sekretarja e shtypit.

“Nuk do t’ju gënjej kurrë. Ju premtoj. Ne do të vazhdojmë të mbajmë konferenca për shtyp. Do t’ju njoftoj për kohën por do të vazhdojmë”, tha Sekretarja e re e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button