Bota
SHBA, Hillary Clinton: FBI zbulon 15 mijë emaile të reja që rezultonin të fshehura
FBI ka zbuluar 15 mijë emaile të reja që rezultonin të fshehur të candidates demokrate për zgjedhjet presidenciale, Hilari Klinton. Këto mesazhe elektronike janë shkëmbyer gjatë periudhës kur ajo ishte në postin e sekretares së Shtetit.
Emaile të reja të Hilari Klinton që datojnë nga 2009 deri në 2013 kanë dalë në dritë, në një kohë kur kandidatja aktuale demokrate ishte sekretare e Shtetit. Bëhet fjalë për një grumbull emailesh të dërguara dhe të marra nga Klinton në një server privat, të përdorur shpesh nga ajo ndërsa ishte në drejtimin e diplomacisë amerikane, dhe jo në atë të mbrojtur të Departamentit të Shtetit. Janë 15 mijë emaile të tjera që i bashkangjiten 30 mijë të vendosura në dispozicion nga Klinton për administratën e SHBA. Mediat shkruajnë se me shumë mundësi bëjnë pjesë në 33 mijë mesazhet elektronike të mbajtura private nga ish-sekretarja e shtetit të cilat I ka shkatërruar pa i dhënë mundësinë ndonjë hetuesi që ti ekzaminojë.
Departamenti I Shtetit nuk ka bërë të ditur se kur do të publikohen këto email të reja edhe pse me shumë mundësi kjo do të ndodhë përpara zgjedhjee presidenciale të 8 nëntorit. Në sajë të hetimeve për 30 mijë emailet e vendosur në dispozicion nga stafi i Klinton, drejtori i FBI, Xhejms Komeu ka zbuluar se në 3 prej tyre kishte përmbajtje të klasifikuar ndërsa dhjetra të tjerë janë përkufizuar si të tillë që nga fillimi i hetimeve. “Siç e kemi thënë, Hilari Klinton ka dorëzuar në Departamentin e Shtetit të gjithë emailet lidhur me punën e saj që i zotëronte në 2014. Nuk e dimë se çfarë materiali tjetër zotëron Departamenti i Drejtësisë”, ka thënë zëdhënësi i Klinton, Brian Fallon.
“Emailgate”, siç është pagëzuar nga shtypi amerikan, është një argumentët kryesorë me të cilin rivali Donald Trump sulmon kandidaten demokrate duke hedhur dyshime mbi besueshmërinë e saj.