🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 23 Nëntor 2026
S&P 500 7,167 ▲3.72%
DOW 49,072 ▲1.92%
NASDAQ 23,853 ▲5.46%
NAFTA 82.04 ▼1.64%
ARI 3,688 ▲4.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $63,451 ▲ +4.45% ETH $1,806 ▲ +5.93% XRP $0.9989 ▲ +8.32% SOL $76.9900 ▲ +9.69%
S&P 500 7,167 ▲3.72 % DOW 49,072 ▲1.92 % NASDAQ 23,853 ▲5.46 % NAFTA 82.04 ▼1.64 % ARI 3,688 ▲4.91 % S&P 500 7,167 ▲3.72 % DOW 49,072 ▲1.92 % NASDAQ 23,853 ▲5.46 % NAFTA 82.04 ▼1.64 % ARI 3,688 ▲4.91 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Bota

BM – Debati për Brexit-in, Blair: Largimi nga BE-ja ishte gabim

– Kryeministri britanik, Andy Burnham deklaroi sot se nuk do të dëgjojë ish-kryeministrat që, sipas tij, “kanë mbetur në të kaluarën”, pasi ata kritikuan qasjen e tij ndaj Bashkimit Evropian dhe i kërkuan të mos rihapë debatin për Brexit-in, sipas “The Independent”.

“Nuk jam i sigurt nëse janë njerëzit që do të dëgjoj”, u shpreh Burnham për mediet, duke iu referuar ish-kryeministrave.

Ai argumentoi se Britania e Madhe ka mbetur me një marrëveshje të pafavorshme pas Brexit-it, e cila ka penguar rritjen ekonomike dhe ka rritur koston e jetesës.

“Kanë mbetur në të kaluarën, sepse nuk mund të përballen me marrëveshjen e keqe që ata vetë arritën”, deklaroi Burnham.

Reagimi i tij erdhi pasi gjashtë ish-kryeministra britanikë, Tony Blair, David Cameron, Theresa May, Boris Johnson, Liz Truss dhe Rishi Sunak, paralajmëruan për rrezikun e rihapjes së përplasjeve politike për Brexit-in, pas marrëveshjes së re për forcimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian.

Mes tyre, ish-kryeministri laburist Tony Blair e ka cilësuar largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja si një gabim, por ka theksuar se rikthimi në union, nuk duhet të jetë një çështje që rihapet pa marrë parasysh zhvillimet dhe nevojën për reforma brenda vetë Bashkimit Evropian.

Nga ana e tij, Burnham tha se synon ta çojë vendin drejt një të ardhmeje më shpresëdhënëse, përmes një marrëdhënieje më pozitive dhe konstruktive me BE-në.

I pyetur për skepticizmin nëse qytetarët britanikë kanë ndryshuar qëndrimin e tyre ndaj largimit nga BE-ja, 10 vjet pas referendumit, kryeministri theksoi se marrëveshja e re nuk ka të bëjë me rikthimin në union.

“Kjo nuk është në tryezën e diskutimeve. Bëhet fjalë për një marrëdhënie më të mirë dhe praktike bashkëpunimi me Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.

“Nëse mund të bëjmë diçka për të nxitur rritjen ekonomike, pse të mos e bëjmë?”, shtoi Burnham.

Deklaratat vijnë pas marrëveshjes së arritur të premten mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, për një kapitull të ri në marrëdhëniet pas Brexit-it, me synimin për të reduktuar barrierat tregtare dhe për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, të mbrojtjes dhe sigurisë.

Masat kryesore përfshijnë lehtësimin e kontrolleve për tregtinë e produkteve ushqimore, lidhjen e sistemeve të tregtimit të emetimeve të karbonit dhe krijimin e një skeme për lëvizjen e të rinjve.

Kjo skemë do t’u mundësojë të rinjve nga mosha 18 deri në 31 vjeç të jetojnë, punojnë, studiojnë dhe udhëtojnë në Evropë deri në tre vjet.

Marrëveshja parashikon gjithashtu përafrim më të madh të Britanisë së Madhe me disa rregulla të BE-së, me qëllim lehtësimin e shkëmbimeve tregtare dhe uljen e kostove për bizneset.

Qeveria britanike e ka paraqitur këtë marrëveshje, si një hap drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Brukselin, pa vënë në diskutim vendimin për largimin nga Bashkimi Evropian. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.