⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,893 ▼ -0.23% ETH $2,242 ▲ +0.17% XRP $1.1626 ▼ -2.3% SOL $89.7900 ▼ -0.52%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Kalifornia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të mbërritjes së El Ninos

SAKRAMENTO, 21 shtator /ATSH-AFP/- Guvernatori i Kalifornisë shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të mbërritjes së fenomenit klimatik El Nino në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili pritet të sjellë pasoja të rënda.

Sipas parashikimeve, rajoni mund të goditet nga stuhi të fuqishme dhe shkatërruese, ndërsa ekziston edhe rreziku i baticave të larta, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje.

“Ky vendim synon t’u ofrojë komuniteteve mbështetjen që u nevojitet, t’u japë autoriteteve mjetet për të përmbushur detyrat e tyre dhe të qetësojë familjet, duke u treguar se shteti i tyre është i përgatitur”, deklaroi guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom.

Masa e shpallur ka, ndër të tjera, qëllim sigurimin paraprak të pajisjeve për përballimin e përmbytjeve, si thasët me rërë dhe pompat e ujit.

Autoritetet bënë të ditur se kjo masë i mundëson gjithashtu Gardës Kombëtare të Kalifornisë të përgatitet për operacione kërkimi, shpëtimi, inxhinierike dhe logjistike.

El Nino është një fenomen natyror klimatik që përsëritet çdo dy deri në shtatë vjet dhe lidhet me thatësira, përmbytje dhe temperatura rekord në pjesë të ndryshme të botës.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Oqeanografisë dhe Atmosferës së SHBA-së (NOAA), fenomeni vazhdoi të forcohej gjatë muajit gusht dhe tashmë ka 75% mundësi të bëhet më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë.

Në të kaluarën, El Nino ka shkaktuar ose përforcuar thatësirat dhe rrezikun e zjarreve në disa rajone të Amazonës, Amerikës Qendrore, Indonezisë dhe Australisë.

Ai ka ndikuar gjithashtu në çrregullime të musoneve në Indi dhe në reshje të dendura në Afrikën Lindore.

Ky fenomen i shtohet pasojave të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor, duke përforcuar veçanërisht dukuritë ekstreme të motit.

Gjatë vitit pas shfaqjes së El Ninos, nxehtësia e akumuluar në oqean çlirohet në atmosferë, duke kontribuar përgjithësisht në rritjen e temperaturave globale.

Për këtë arsye, shumë klimatologë parashikojnë se viti 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.