Vjedhja e energjisë, arrestime ne Gjirokastër dhe Shkodër
Policia e Qarkut Gjirokastër në bashëkpunim me zyrtar të Operatorit të Sistemit të Shpërndarje në kuadër të opëracionit “Hajdutët e Energjisë Elektriket” kanë prangosur gjatë ditës së djeshme 3 persona.
Kështu sipas njoftimit të Policisë së Gjirokastrës mësohet se rreth orës 21:30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sajmir Basha, vjeç 40, banues në Lazarat, Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e punonjësve të OSHEE, Njësia Gjirokastër, në bashkëpunim me punonjësit e policisë së Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dy lidhje për marrjen e energjisë elektrike, ku njëra prej tyre ishte e paligjshme.
Po më datën 28.10.2014, ora 21:30, filluar procedimi penal si dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin Artan Meçi, vjeç 43, banues në Lazarat, Gjirokastër, pasi më datë 28.10.2014, gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e punonjësve të OSHEE, Njësia Gjirokastër, në bashkëpunim me punonjësit e policisë së Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ish-Pulari”, Lazarat është konstatuar një transformator privat i energjisë elektrike, në pronësi të këtij shtetasi, i cili ishte lidhur në mënyrë të paligjshme dhe nuk ishte rregjistruar në sistemin e OSHEE-së.
Gjithashtu po më datën 28.10.2014, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Jorgaq Dhjakoni, vjeç 50, banues në Gjirokastër, pasi më datë 28.10.2014, ora 14:30 gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e punonjësve të OSHEE, Njësia Gjirokastër, në bashkëpunim me punonjësit e policisë së Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në lokalin e këtij shtetasi në vendin e quajtur “Ura e N.SH.N”, Gjirokastër, ka prishur matësin e energjisë elektrike duke vjedhur energjinë për të furnizuar bisnesin e shoqërisë “Camberis sh.p.k” ku ky shtetas është administrator i saj.
-Arrestime edhe në Qarkun e Shkodrës
Operacioni i Policisë, “Hajdutët e Energjisë Elektirke” ka çuar në pranga 5 persona në Qarkun Shkodër.
Sipas njoftimit të Policisë së qytetit veri-perëndimor mësohet se të arrestuarit janë, Ylli Batuni, vjeç 45, banues në Shkodër ; Petrit Brahim Bregu, vjeç 39, banues në Shkodër ; Agim Haxhija, vjeç 61, banues në Shkodër ; Gjin Shullani, vjeç 68, banues Shkodër dhe Nush Shabaj, vjeç 51, banues në fshatin Gruemirë Malësi e Madhe
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi në zbatim të plan veprimit kombëtar « Për ndërprerjen e energjisë elektrike » në bashkëpunim me OSHEE – Shkodër, është konstatuar me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike prane banesave të tyre.