ShBA, miratohet plani i reduktimit të taksave prej 1.5 trilionë dollarësh
Kongresi i ShBA-së miratoi ndryshimet e kodit tatimor të vendit, të më mëdhatë në 30 vjet, duke shënuar fitoren e parë legjislative të administratës Trump.
Zyrtarisht i njohur si ‘Reduktimi i taksave dhe Ati i Punës’, ky ligj që do të mundësojë reduktimin e 1.5 trilionë dollarëve, u miratua nga Senati me 51 vota pro dhe 48 kundër, ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve ai kaloi me 224 vota pro dhe 201 kundër.
Sipas planit, tatimi mbi të ardhurat do të ulet nga 35% në 21% dhe shkalla më e lartë e taksave individuale do të ulet nga 39.6% në 37%. Plani i taksave gjithashtu përfshin edhe shfuqizimin e mandatit individual të Obamacare.
Presidenti Donald Trump zhvilloi festime me republikanët në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë.