⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,572 ▲0.41%
DOW 51,803 ▼0.35%
NASDAQ 25,380 ▲0.86%
NAFTA 96.17 ▼0.3%
ARI 3,934 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,612 ▲ +1.12% ETH $2,290 ▲ +2.26% XRP $1.2777 ▲ +2.74% SOL $93.2600 ▲ +2.45%
S&P 500 7,572 ▲0.41 % DOW 51,803 ▼0.35 % NASDAQ 25,380 ▲0.86 % NAFTA 96.17 ▼0.3 % ARI 3,934 ▼0.9 % S&P 500 7,572 ▲0.41 % DOW 51,803 ▼0.35 % NASDAQ 25,380 ▲0.86 % NAFTA 96.17 ▼0.3 % ARI 3,934 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – NYT: Trump vlerëson marrëveshje tregtare me Putinin para përfundimit të luftës

UASHINGTON, 18 shtator /ATSH-ANSA/ – Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë e arritjes së marrëveshjeve ekonomike me Rusinë përpara përfundimit të luftës në Ukrainë, raporton ”New York Times” duke cituar dy burime pranë bisedimeve.

Sipas gazetës amerikane, qasja e re do të përbënte një ndryshim nga strategjia e ndjekur deri tani, sipas së cilës presioni ekonomik dhe ushtarak ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, do të mund ta detyronte atë të bënte kompromis.

Administrata amerikane po shqyrton mundësinë që bashkëpunimi ekonomik të përdoret si një nga instrumentet për të avancuar negociatat dhe për t’u sinjalizuar qarqeve më të ashpra në Moskë se presidenti Donald Trump synon të vendosë marrëdhënie të reja me Rusinë.

Sipas NYT, marrëveshjet e mundshme mund të përfshijnë sektorin e energjisë, investimet dhe fusha të tjera ku kompanitë amerikane dhe ruse mund të rifillojnë bashkëpunimin, pavarësisht nëse është arritur apo jo një marrëveshje e plotë paqeje për Ukrainën.

Megjithatë, brenda administratës amerikane nuk ka një qëndrim unanim mbi ritmin me të cilin duhet të avancojnë marrëveshje të tilla. Disa zyrtarë argumentojnë se ofrimi i stimujve ekonomikë ndaj Rusisë përpara përfundimit të luftës mund të dobësojë presionin ndaj Kremlinit.

Çdo marrëveshje e rëndësishme ekonomike do të lidhej gjithashtu me regjimin e sanksioneve amerikane ndaj Rusisë. Disa kufizime mbeten në fuqi, ndërsa në Kongres janë propozuar masa të tjera që synojnë të rrisin presionin ndaj sektorit energjetik rus dhe burimeve të të ardhurave të Kremlinit./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.