⛅
Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 92.30 ▲4.55%
ARI 4,151 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,437 ▼ -1.45% ETH $2,538 ▼ -1.76% XRP $1.3940 ▼ -3.89% SOL $113.0500 ▼ -3.64%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 92.30 ▲4.55 % ARI 4,151 ▲0.25 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 92.30 ▲4.55 % ARI 4,151 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Rritet çmimi i naftës mes tensioneve SHBA-Iran dhe rrezikut të uraganit “Isaias”

UASHINGTON, 8 tetor /ATSH-DPA/- Çmimet e naftës u rritën sot me rreth 4%, për shkak të shqetësimeve në rritje se konflikti mes SHBA-së dhe Iranit mund të përshkallëzohet.

Çmimi i naftës së papërpunuar “Brent” u rrit me 4,1%, duke arritur në 104,32 dollarë për fuçi.

Kjo rritje riktheu humbjet e një dite më parë, pasi disa burime raportuan se Shtëpia e Bardhë i kishte kërkuar Pentagonit të përgatiste një sulm ndaj Iranit, përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. Megjithatë, ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Çmimi i naftës amerikane WTI u rrit gjithashtu me 4%, në 91,83 dollarë për fuçi, ndërsa një tjetër faktor që po ndikon te tregu, është kërcënimi i një uragani në brigjet e SHBA-së.

Stuhia tropikale “Isaias” pritet të arrijë në bregdetin amerikan të Gjirit të Meksikës nesër në mbrëmje.

Kompani të naftës që operojnë në Gjirin e Meksikës kanë nisur të ulin prodhimin dhe të largojnë punonjësit nga platformat dhe instalimet e naftës në det.

Të mërkurën, çmimet e naftës u rritën fillimisht për shkak të shqetësimeve të reja për furnizimin me naftë nga Lindja e Mesme.

Më pas, çmimet ranë pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ra dakord të përshpejtonte një plan për nxjerrjen e rezervave të naftës nga depot strategjike dhe të jepte përparësi naftës për prodhimin e naftës (diesel), me synim uljen e çmimeve shumë të larta të karburanteve.

Sipas të dhënave të kompanisë analitike “Kpler”, vetëm shtatë anije që transportojnë mallra kaluan të martën përmes Ngushticës së Hormuzit, numri më i ulët që nga 23 korriku.

Ngushtica e Hormuzit është një rrugë shumë e rëndësishme detare për transportin e naftës nga Lindja e Mesme.

Numri i ulët i anijeve vjen pasi sulmet në këtë zonë arritën javën e kaluar nivelin më të lartë, që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael me Iranin.

Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje qytetarëve amerikanë, të tregojnë kujdes dhe vigjilencë më të madhe, pasi sulmet e rebelëve Houthi ndaj dy aeroporteve në Arabinë Saudite, shkaktuan tre viktima dhe 36 të plagosur. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.