☁️
Tiranë 14°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,373 ▼ -1.56% ETH $2,327 ▼ -3.43% XRP $1.2789 ▼ -2.55% SOL $100.7900 ▼ -3.5%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA, sanksione ndaj kompanisë ruse Rosneft Trading

Zyrtarët e administratës thanë se kompania Rosneft Trading S.A. dhe presidenti i saj, Didier Casimiro, do t’i shtohen një liste të zezë financiare, një masë kjo që pritet ta nxjerrë në masë të madhe atë vetë si dhe kompaninë që ai drejton nga sistemi financiar global.

Sanksionet janë një hap i pazakontë kundër një kompanie të lidhur me shtetin rus dhe shënojnë një shkallëzim të konsiderueshëm të fushatës së drejtuar nga SHBA, e cila nuk ka arritur ta heqë Maduron nga pushteti.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Rosneft Trading është ndërmjetësi kryesor për shitjen dhe transportimin e naftës bruto të Venezuelës.

“Rosneft Trading ka mbajtur në këmbë diktatorin Maduro, duke bërë të mundur që ai të shtypë popullin venezuelian,” tha zoti Pompeo duke njoftuar sanksionet.

Rosneft Trading është e regjistruar në Zvicër dhe ka pronësi ruse, sipas Departamentit të Shtetit. Kompania nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Por ligjvënësi rus Pavel Zavalny tha se vendi do të vazhdojë të bashkëpunojë me Venezuelën në sektorin e energjisë, pavarësisht sanksioneve të Shtetevet të Bashkuara “Askush nuk i braktis miqtë në nevojë,” tha Zavalny.

Shtetet e Bashkuara dhe rreth 60 vende të tjera thonë se rizgjedhja e Maduros në vitin 2018 nuk ishte e ligjshme dhe e kanë njohur liderin e opozitës Juan Guaido si president të përkohshëm.

Uashingtoni po shqyrton sanksione ekonomike shtesë ndaj qeverisë së Maduros.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.