☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.64 ▲0.13%
ARI 4,075 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,095 ▼ -5.17% ETH $2,238 ▼ -7.46% XRP $1.1942 ▼ -9.37% SOL $90.0400 ▼ -6.72%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Shtëpia e Bardhë nis transmetimin online “Trump TV”, përshkallëzohet përplasja me mediet

UASHINGTON, 22 shtator /ATSH-DPA/- Shtëpia e Bardhë ka hapur një kanal të saj të transmetimit online, të quajtur “Trump TV”, në një kohë kur përplasja mes administratës së presidentit Donald Trump dhe medieve të mëdha amerikane është përshkallëzuar.

Kanali nisi transmetimet dje në mbrëmje. Fillimisht, ai transmetoi fjalime të Trump dhe pamje nga manovrat ushtarake amerikane, të shoqëruara me komente që vlerësonin aftësitë e forcave të armatosura.

Në një postim në rrjetin X, Shtëpia e Bardhë tha se transmetimi do të jetë 24 orë në ditë, duke përfshirë, momente nga e kaluara, njoftime dhe informacionet më të fundit nga administrata, të gjitha në një kanal.

Në fillim, kanali nuk transmetoi programe të prodhuara posaçërisht apo emisione të gazetarisë. Shtëpia e Bardhë prej kohësh transmeton drejtpërdrejt në internet daljet publike të Trumpit.

Lançimi i “Trump TV” vjen pasi Trump njoftoi të premten se po u hiqte aksesin në Shtëpinë e Bardhë gazetarëve të CNN, MS NOW dhe “Politico”.

Kjo e përshkallëzoi një konflikt që ka zgjatur prej kohësh mes presidentit dhe medieve.

Trump i ka akuzuar këto media se publikojnë “lajme të rreme”. Kritikët e kanë cilësuar këtë veprim si një përpjekje për të frikësuar mediet dhe si një sulm ndaj lirisë së shtypit.

Të tre mediet paditën dje administratën amerikane, duke argumentuar se veprimet e saj kërcënojnë lirinë e shtypit dhe të drejtën e publikut për gazetari të pavarur, pa ndërhyrje nga qeveria.

Edhe media të tjera të mëdha amerikane reaguan duke reduktuar mbulimin mediatik të aktiviteteve të presidentit.

“The New York Times” dhe “The Washington Post” reduktuan gjithashtu dje përdorimin e fotografive të Trump, në shenjë proteste.

Ndryshimet patën efekt të menjëhershëm. Gjatë një aktiviteti dje për mediet, Trump foli për disa minuta, por zëri i tij nuk u dëgjua në transmetimin online të Shtëpisë së Bardhë.

Gazetarët e medieve të mëdha nuk ishin të pranishëm me kamerat dhe mikrofonat e tyre, siç ndodh zakonisht. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.