☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 05 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
₿ CRYPTO
BTC $62,702 ▼ -0.21% ETH $1,773 ▼ -0.79% XRP $1.1356 ▼ -2.85% SOL $81.1300 ▼ -1.25%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
05 Jul 2026
Breaking
Bota

SHBA – Takim Biden-Erdogan për çështjet rajonale

Presidenti amerikan, Joe Biden do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në kuadër të samitit të NATO-s më 14 qershor, ku do të diskutojnë çështjet dypalëshe dhe rajonale, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha në një deklaratë tha se presidenti i SHBA-së Biden do të udhëtojë në Britaninë e Madhe, Belgjikë dhe Zvicër këtë muaj si pjesë e vizitës së tij të parë jashtë shtetit.

Duke deklaruar se Biden do të nënvizojë angazhimin e SHBA-së për të rindërtuar aleancat, për të ringjallur marrëdhëniet transatlantike dhe për të bashkëpunuar ngushtë me aleatët dhe partnerët e tjerë, Psaki vuri në dukje se presidenti amerikan do të takohet edhe me kryeministrin britanik, Boris Johnson më 10 qershor.

Psaki tha se Biden do të marrë pjesë në samitin e G7-tës që do të mbahet në Cornwall të Britanisë së Madhe më 11-13 qershor, ku ai do të vë theksin mbi çështje si shëndeti publik, rimëkëmbja ekonomike dhe ndryshimi i klimës, dhe ku do të zhvillojë edhe takime bilaterale.

Ajo njoftoi po ashtu se Biden do të takohet me mbretëreshën Elizabeth II në Pallatin Windsor më 13 qershor, ndërsa pas këtij takimi, ai do të shkojë në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, për samitin e NATO-s.

Psaki theksoi se më 14 qershor, udhëheqësit e NATO-s do të këshillohen se si të përballen me kërcënimet e ardhshme dhe në lidhje me ndarjen efektive të barrës, duke shtuar se “Biden do të takohet gjithashtu me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për të diskutuar shumë çështje bilaterale dhe rajonale”.

Më 15 qershor, presidenti amerikan Biden do të marrë pjesë në samitin SHBA-Bashkimi Europian në Bruksel dhe do të takohet me mbretin belg, Philippe dhe kryeministrin Alexander De Croo.

Nga Brukseli, Biden më 16 qershor do të shkojë në Gjenevë për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Në Zvicër, Joe Biden do të takohet edhe me presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin dhe ministrin e Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.