☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,015 ▲ +0.49% ETH $2,267 ▲ +0.68% XRP $1.2509 ▼ -0.23% SOL $94.7100 ▼ -1.42%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump: Burnham premtoi t’i japë dritën jeshile projekteve të naftës në Detin e Veriut

UASHINGTON, 30 korrik /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi dje në mbrëmje se kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Andy Burnham, i ka thënë se do të lejojë zgjerimin e shfrytëzimit të naftës në Detin e Veriut.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se nëse Burnham e mban këtë premtim, Britania e Madhe “do të bëhet një vend i pasur”.

Trump përsëriti gjithashtu kritikat e tij ndaj emigracionit, duke thënë se ai po e “shkatërron” Britaninë e Madhe, pasi sipas tij njerëz nga e gjithë bota po shkojnë dhe po vendosen atje.

Pas bisedës telefonike mes dy liderëve në ditën e parë të Burnham në detyrë, zyra e kryeministrit britanik nuk pranoi të komentonte mbi planet e mundshme për zgjerimin e shpimeve për naftë në Detin e Veriut, pavarësisht deklaratave të Trump.

Presidenti amerikan, një mbështetës i fortë i lëndëve djegëse fosile, ka kërkuar prej kohësh rritjen e prodhimit të naftës dhe gazit, ndërsa ka kritikuar vazhdimisht energjinë e erës.

Nga ana tjetër, manifesti zgjedhor i Partisë Laburiste për vitin 2024, parashikonte se nuk do të jepeshin licenca të reja për nxjerrjen e naftës dhe gazit në Detin e Veriut.

“Ai tha një gjë shumë të mirë. Më tha se do të hapë projektin për shfrytëzimin e naftës në Detin e Veriut. Nëse e bën këtë, BM-ja do të jetë një vend i pasur”, tha Trump duke iu referuar bisedës me Burnham. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.