🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.56 ▲0.04%
ARI 4,075 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,894 ▼ -0.07% ETH $2,230 ▼ -0.34% XRP $1.1759 ▼ -3.95% SOL $90.0400 ▲ +0.64%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.56 ▲0.04 % ARI 4,075 ▼0.95 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.56 ▲0.04 % ARI 4,075 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump emëron Stephen Miller shef të ri të Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë

UASHINGTON, 6 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump emëroi sot Stephen Millerin, një nga arkitektët kryesorë të politikës së tij të ashpër kundër emigracionit, në postin e shefit të ri Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë.

Miller, aktualisht zëvendësshef i kabinetit do të marrë detyrën të hënën, duke zëvendësuar Susie Wiles, e cila do të kalojë në strukturën politike të presidentit.

Lëvizja vjen vetëm pak ditë pas humbjes së thellë të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit të martën.

Presidenti Trump e cilësoi Millerin si një nga këshilltarët e tij më të besuar, ndërsa vlerësoi kontributin e Wiles në drejtimin e stafit presidencial.

Sipas “CBS News”, duke iu referuar një burimi brenda administratës, Wiles kishte paraqitur dorëheqjen të enjten në mbrëmje.

Presidenti nuk bëri të ditur se çfarë detyre do të ketë ajo në strukturën e tij të re politike.

Miller, 41 vjeç, është një nga bashkëpunëtorët e paktë që ka shërbyer në të dy mandatet presidenciale të Trumpit.

Ai ka luajtur rol kyç në hartimin e politikave kundër emigracionit, përfshirë fushatën e dëbimeve masive dhe përpjekjet për t’i dhënë fund shtetësisë automatike për personat e lindur në territorin amerikan.

Ai ishte gjithashtu një nga figurat kryesore që ndihmuan në përgatitjen e rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë, demokratët shënuan fitore të thellë në zgjedhjet e së martës, duke marrë kontrollin e të dy dhomave të Kongresit dhe duke fituar mundësinë për të penguar agjendën legjislative të presidentit dhe për të nisur hetime ndaj administratës së tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.