☁️
Tiranë 15°C · Vranët 21 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $57,944 ▼ -6.12% ETH $1,637 ▼ -6.33% XRP $0.8927 ▼ -6.78% SOL $67.7600 ▼ -6.2%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
21 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump inauguron platformën e re për helikopterët në Shtëpinë e Bardhë me një pritje zyrtare

– Presidenti amerikan, Donald Trump, organizoi pritjen e parë zyrtare në platformën e re për uljen e helikopterëve në Shtëpinë e Bardhë, e ndërtuar në rezidencën presidenciale, sipas “Fox News”.

Veprimtaria u zhvillua të premten dhe iu kushtua Orkestrës së Trupave Detare të SHBA-së, e njohur me emrin “The President’s Own”, e cila mori pjesë në ceremoni, së bashku me drejtues të lartë ushtarakë dhe përfaqësues të administratës amerikane.

Gjatë pritjes, Trump dhe drejtuesi i organizatës UFC, Dana White, njoftuan një donacion prej 500 mijë dollarësh për orkestrën.

Fillimisht, ata kishin parashikuar një kontribut prej 200 mijë dollarësh, por vendosën ta rrisnin shumën, pasi presidenti mësoi se orkestra kishte shumë më tepër anëtarë nga sa mendonte.

Trump shpjegoi se donacioni u rrit për të përfshirë të gjithë muzikantët, duke theksuar se ishte një mënyrë për të vlerësuar talentin dhe kontributin e tyre.

Sipas raportimeve, secili prej 135 anëtarëve të orkestrës do të përfitojë nga ky kontribut.

Orkestra, e cila përbëhet nga 135 muzikantë, është institucioni muzikor profesional më i vjetër në SHBA, i themeluar në vitin 1798 me një akt të Kongresit amerikan.

Ajo ka shërbyer në ceremonitë zyrtare të pothuajse, të gjithë presidentëve amerikanë, me përjashtim të George Washington.

Emërtimi “The President’s Own” iu dha nga presidenti Thomas Jefferson.

Gjatë fjalës së tij, Trump përgëzoi muzikantët edhe për një tjetër arritje: nominimin e parë të orkestrës për çmimet “Grammy 2027”, në kategorinë e performancës më të mirë orkestrale.

Presidenti kujtoi gjithashtu performancat e orkestrës në aktivitetet e organizuara në Shtëpinë e Bardhë gjatë këtij viti, përfshirë vizitën e presidentit kinez, Xi Jinping në shtator dhe një aktivitet të UFC-së në qershor.

Platforma e re për uljen e helikopterëve, e përfunduar në shtator, është ndërtuar nga kompania “Sikorsky”, filial i “Lockheed Martin”, në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo është pjesë e disa projekteve të ndërtimit dhe rinovimit të urdhëruara nga Trump në kompleksin presidencial.

Pritja shënoi aktivitetin e parë zyrtar të zhvilluar në këtë platformë të re. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.