☁️
Tiranë 23°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $83,034 ▼ -0.08% ETH $2,511 ▲ +0.68% XRP $1.4103 ▲ +1.78% SOL $110.6500 ▲ +0.33%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump: Irani po dështon rëndë”, ekziston mundësi për veprimit ushtarak

UASHINGTON, 10 tetor /ATSH – AA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Washingtoni mund të ndërmarrë veprime kundër Iranit, ndërsa pretendoi se Teherani “po dështon rëndë”.

I pyetur pse reagimi i SHBA-së mund të lidhej me zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do të mbahen pas rreth tre javësh, në vend që të ndërmerrej veprim tani, Trump u përgjigj: “Mund ta bëjmë. Do të shohim”.

“Por mendoj se ata po dështojnë rëndë. Vendi i tyre po dështon rëndë. Ushtria e tyre është mposhtur. Ata nuk kanë marinë. Nuk kanë forcë ajrore. Kanë inflacion prej 300 për qind dhe Irani është në gjendje shumë të keqe”, u tha ai gazetarëve.

Trump nuk dha hollësi se çfarë masash mund të ndërmarrë administrata e tij dhe as nuk përcaktoi një afat kohor për veprime të mundshme.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën një luftë kundër Iranit më 28 shkurt, duke nxitur Teheranin të kundërpërgjigjej me sulme me raketa dhe dronë në rajon, si dhe duke çuar në mbylljen de facto të Ngushticës së Hormuzit.

Lufta ka vazhduar për më shumë se shtatë muaj, duke rritur çmimet globale të energjisë, ndërsa transporti tregtar i naftës përmes kësaj rruge ujore strategjike është ndalur praktikisht.

SHBA-ja dhe Irani nënshkruan një marrëveshje kornizë në qershor, pas përpjekjeve ndërmjetësuese të Pakistanit dhe Katarit, me synimin për t’i dhënë fund armiqësive dhe për të hapur rrugën drejt negociatave.

Zbatimi i marrëveshjes ka ngecur që atëherë për shkak të mosmarrëveshjeve, përfshirë çështjet e sigurisë dhe lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.