🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 31 August 2026
S&P 500 7,690 ▼0.28%
DOW 53,244 ▼0.59%
NASDAQ 26,378 ▼0.09%
NAFTA 85.97 ▲3.08%
ARI 4,491 ▼0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $79,038 ▲ +0.28% ETH $2,483 ▼ -0.67% XRP $1.3887 ▼ -1.53% SOL $103.7400 ▼ -1.72%
S&P 500 7,690 ▼0.28 % DOW 53,244 ▼0.59 % NASDAQ 26,378 ▼0.09 % NAFTA 85.97 ▲3.08 % ARI 4,491 ▼0.85 % S&P 500 7,690 ▼0.28 % DOW 53,244 ▼0.59 % NASDAQ 26,378 ▼0.09 % NAFTA 85.97 ▲3.08 % ARI 4,491 ▼0.85 %
EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1599 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2876 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3218 EUR/TRY 55.9378 EUR/JPY 185.58 EUR/CAD 1.6110
31 Aug 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump kërkon nga Apple ta riemërtojë “Liqenin Ontario” në ‘Liqeni Amerika”

UASHINGTON, 31gusht /ATSH – AA/ – Sekretari amerikan i Brendshë, Doug Burgum, ka bërë të ditur se presidenti Donald Trump ka kontaktuar drejtpërdrejt gjigantin e teknologjisë Apple për t’i kërkuar që ta riemërtojë Liqenin Ontario në Liqeni Amerika në hartat e tij digjitale.

“Presidenti kontaktoi drejtpërdrejt Apple-in, kështu që jam i sigurt se mund ta shohim së shpejti këtë ndryshim”, tha Doug për Fox Business.

Apple nuk komentoi menjëherë deklaratat e sekretarit Burgum.

Ky veprim pason një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti Trump më 27 gusht, i cili udhëzon agjencitë federale amerikane që zyrtarisht t’i referohen masës ujore që ndahet mes shtetit të New Yorkut dhe provincës kanadeze të Ontarios si Liqeni Amerika.

Mosmarrëveshja për emërtimin vjen në një kohë kur lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kanadasë po intensifikohet, ndërsa Washingtoni ka vendosur tarifa prej 50 për qind ndaj mallrave kryesore kanadeze.

Google më herët përditësoi shërbimin e tij Maps për t’ua shfaqur emrin Liqeni Amerika përdoruesve në SHBA, ndërsa për përdoruesit në Kanada ruajti emrin Liqeni Ontario. Përdoruesit jashtë këtyre dy vendeve i shohin të dy emrat si Liqeni Ontario (Liqeni Amerika).

Në janar të vitit 2025, pak pasi u rikthye në Shtëpinë e Bardhë për mandatin e tij të dytë, Trump urdhëroi gjithashtu që Gjiri i Meksikës të riemërtohej Gjiri i Amerikës për përdorim nga institucionet federale amerikane.

Më pas, Google Maps miratoi emërtimin Gjiri i Amerikës për përdoruesit në SHBA, ndërsa vazhdoi t’ua shfaqte emrin Gjiri i Meksikës përdoruesve në Meksikë dhe të dy emrat përdoruesve në pjesën tjetër të botës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.