Bota

SHBA-Trump: Marrëveshja e Brexit dëmton tregtinë mes Uashingtonit dhe Londrës

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi dje se marrëveshja e ndarjes e arritur një dit më parë mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian mund të dëmtojë këmbimet tregtare mes Uashingtonit dhe Londrës.

“Kjo duket të jetë një marrëveshje shumë e mirë për BE-në”, tha ai para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Nëse shihni marrëveshjen, ata mund të mos lejohen të zhvillojnë tregti me ne dhe kjo nuk është një gjë e mirë”, vlerësoi miliarderi republikan.

“Mendoj se ata nuk duan të mos zhvillojnë tregti me SHBA-në. Kjo do të ishte një pikë shumë negative për marrëveshjen. Kryeministrja britanike Theresa May do të jetë në gjendje të bëjë diçka në lidhje me këtë çështje”, shtoi ai.

Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe kthyen dje një faqe të rëndësishme në historinë e marrëdhënieve të tyre duke arritur marrëveshjen e ndarjes pas 17 muajsh negociatash të vështira.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button