☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 96.97 ▼2.07%
ARI 4,196 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,800 ▲ +1.36% ETH $2,434 ▲ +1.06% XRP $1.3131 ▲ +1.8% SOL $105.7000 ▲ +2.52%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 96.97 ▼2.07 % ARI 4,196 ▲0.35 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 96.97 ▼2.07 % ARI 4,196 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump: Nuk duam ta largojmë Rusinë nga negociatat për Ukrainën

UASHINGTON, 19 tetor /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Donald Trump ka mbrojtur qasjen e tij ndaj luftës në Ukrainë, duke thënë se nuk dëshiron ta largojë Rusinë nga tryeza e negociatave, ndërsa përpiqet të ndërmjetësojë për arritjen e paqes.

“Po bëhet përparim i madh në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës”, shkroi dje Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Ai përmendi gjithashtu negociatat e tanishme për pengjet, me sa duket duke iu referuar të burgosurve të mbajtur nga palët ndërluftuese, por nuk dha detaje të tjera.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën drejtimin e Trump, janë përpjekur të luajnë rolin e ndërmjetësuesit, por deri më tani nuk kanë arritur ndonjë përparim vendimtar drejt përfundimit të luftës.

Trump po përballet me akuza se po e lë pas dore luftën e Rusisë kundër Ukrainës, ndërsa përqendrohet te konflikti me Iranin, të cilin e nisi SHBA-ja.

Ai tha se Rusia po bënte shumë pak, nëse bënte diçka, për të ndihmuar Republikën Islamike të Iranit, krahasuar me atë që mund të bënte, duke shtuar se dëshironte që kjo situatë të vazhdonte.

Mediet amerikane kanë raportuar vazhdimisht për ndihmën që Rusia i jep Iranit.

Trump: Zelensky nuk dëshiron t’i japë fund luftës

Trump akuzoi gjithashtu presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se nuk dëshiron t’i japë fund luftës. Javët e fundit, përmes politikave të tij, presidenti amerikan ka pasur vazhdimisht përplasje me homologun ukrainas.

Duke iu referuar mbështetjes financiare që Ukraina ka marrë nga Evropa dhe nga ish-presidenti amerikan Joe Biden, Trump shkroi se Zelensky nuk dëshiron t’i japë fund kësaj lufte dhe ndoshta nuk e ka dashur kurrë.

Trump kritikoi sërish sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse të naftës, ku përpunohet nafta për prodhimin e karburanteve, duke fajësuar Ukrainën për mungesën globale të naftës dizel.

Kritikët e akuzojnë Trump se po përpiqet të largojë vëmendjen nga pasojat e luftës me Iranin.

Çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës me Iranin, duke shtuar presionin ndaj Trump përpara zgjedhjeve për Kongresin amerikan.

Trump vlerësoi Rusinë për eksportin e miliona fuçive naftë (diesel) me çmime të ulëta.

Rreth një javë e gjysmë më parë, ai njoftoi papritur se Rusia do të furnizonte tregjet amerikane dhe ato botërore me qindra mijëra tonë naftë dizel.

Uashingtoni pezulloi përkohësisht sanksionet ndaj karburanteve ruse, ndërsa Moska hoqi pjesërisht ndalimin për eksportin e naftës.

Që atëherë janë raportuar dërgesat e para të karburantit, megjithëse vëllimi i tyre mbetet i paqartë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.