☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 98.27 ▼0.76%
ARI 4,189 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,870 ▲ +0.84% ETH $2,438 ▲ +0.57% XRP $1.3139 ▲ +1.09% SOL $105.5300 ▲ +1.48%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 98.27 ▼0.76 % ARI 4,189 ▲0.2 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 98.27 ▼0.76 % ARI 4,189 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA -Trump: Pezullimi i sanksioneve ndaj Rusisë bëhet për të mbajtur gjallë negociatat e paqes

– Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se vendimi i tij për të pezulluar disa sanksione kundër Rusisë është një përpjekje për ta mbajtur Moskën në tryezën e negociatave, shkruan BBC.

“Jam në procesin e negocimit të paqes në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës,” shkroi Trump në platformën e tij të komunikimit ‘Truth Social’, duke shtuar se nuk dëshiron të “bëjë asgjë që, në mënyrë të pamend, do ta largonte Rusinë nga tryeza e bisedimeve”.

Trump bllokoi një sërë sanksionesh ndaj Rusisë – vetëm dy ditë para se ato të hynin në fuqi – në një kohë kur tensionet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky janë thelluar.

Të dielën, Zelensky deklaroi për ‘NBC News’ se rreshtimi në krah të presidentit rus Vladimir Putin do të ishte një “gabim historik”.

I dërguari rus Kirill Dmitriev reagoi ndaj urdhrit të Trumpit, duke e cilësuar atë si “një moment të rëndësishëm dhe vërtet historik”.

Ai theksoi se sanksionet – të miratuara nga Kongresi amerikan dhe të shndërruara në ligj nga presidenti i SHBA-së në shtator – do të kishin shkaktuar “dëme të rënda” për tregun amerikan dhe atë global.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përshkroi pezullimin e sanksioneve si një pauzë 60-ditore, gjatë së cilës do të analizohet ndikimi i mundshëm i tyre në ekonominë amerikane dhe atë globale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.