🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.38 ▲0.3%
ARI 4,037 ▲2.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,185 ▲ +1.69% ETH $2,307 ▲ +2.12% XRP $1.2763 ▲ +1.72% SOL $93.1800 ▲ +1.05%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.38 ▲0.3 % ARI 4,037 ▲2.44 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.38 ▲0.3 % ARI 4,037 ▲2.44 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump pranon humbjen, por nuk merr përgjegjësi për të

UASHINGTON, 4 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se “e pranonte” rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit, ku një valë demokratësh përfshiu vendin, por refuzoi të merrte përgjegjësinë për humbjen.

“Jam plotësisht i gatshëm t’i pranoj këto rezultate”, deklaroi ai për gazetën “The New York Times”.

“Do të punojmë me demokratët”, shtoi ai.

Në të njëjtën frymë pajtuese, ai përgëzoi disa herë kundërshtarët e tij gjatë një interviste të gjatë telefonike për “Fox News”, duke vlerësuar se ata “kishin luftuar mirë”.

Megjithatë, ai theksoi vazhdimisht se kishte “fuqinë e vetos” ndaj ligjeve që do të miratonte një Kongres i kontrolluar nga demokratët.

Trump pranoi se lufta jashtëzakonisht jopopullore kundër Iranit kishte ndikuar “pjesërisht” në rezultatet zgjedhore, por argumentoi se “njerëzit e kuptonin rëndësinë” e asaj që kishte bërë duke nisur konfliktin.

Përballë fitoreve të shumta të opozitës, e cila mori kontrollin e të dy dhomave të Kongresit, duke fituar edhe në bastione tradicionale konservatore si Teksasi dhe Kansasi, republikani nuk ka ndërmend të kundërshtojë rezultatin e zgjedhjeve.

Kjo nuk ishte e sigurt, duke pasur parasysh se Trump ende refuzon të njohë humbjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe kishte ngritur akuza për mashtrim zgjedhor edhe përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit.

Megjithatë, presidenti amerikan nuk ishte i gatshëm të pranonte një humbje personale, pavarësisht se amerikanët dënuan gjerësisht bilancin e tij qeverisës, veçanërisht për sa i përket kostos së jetesës./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.