🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 81.57 ▼1.06%
ARI 3,583 ▼2.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $61,810 ▼ -2.99% ETH $1,751 ▼ -2.87% XRP $0.9605 ▼ -2.37% SOL $72.5300 ▼ -2.78%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 81.57 ▼1.06 % ARI 3,583 ▼2.79 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 81.57 ▼1.06 % ARI 3,583 ▼2.79 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump: Putini dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë

– Presidenti amerikan, Donald Trump, u tha udhëheqësve evropianë se presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe është i gatshëm të arrijë një marrëveshje për përfundimin e saj.

Sipas medias amerikane “Axios”, Trump i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike me liderët evropianë, ndërsa ata po zhvillonin një takim në Berlin me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, si dhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Putini dëshiron t’i japë fund luftës, dëshiron që marrëveshja të arrihet dhe po lodhet nga kjo situatë”, tha Trump.

Gjatë bisedës, presidenti amerikan u bëri thirrje udhëheqësve evropianë, të komunikojnë drejtpërdrejt me kreun e Kremlinit, duke sugjeruar që kancelari gjerman Friedrich Merz të kontaktojë Putinin, për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje.

Trump shprehu gjithashtu bindjen se Putini është i gatshëm të negociojë dhe se edhe Zelensky mund të luajë rol në arritjen e një marrëveshjeje.

Deklaratat e Trump vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përpiqen të ndërmjetësojnë një marrëveshje për përfundimin e luftës, ndërsa vendet evropiane kërkojnë të sigurojnë që çdo zgjidhje të mos vendoset pa pjesëmarrjen e Ukrainës dhe pa marrë parasysh interesat e sigurisë së Evropës.

Megjithatë, deklarata e Trump për gatishmërinë e Putinit për paqe nuk përputhet plotësisht me qëndrimet e fundit publike të presidentit rus.

Pas takimit me Trump dhe presidentin kinez, Xi Jinping në Shenzhen, Putini deklaroi se sulmet ukrainase ndaj urës strategjike, që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar, e bënin të pamundur rifillimin e negociatave për një armëpushim të kufizuar në sektorin energjetik dhe në transportin në Detin e Zi. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.