☁️
Tiranë 18°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 95.02 ▼0.07%
ARI 4,178 ▲1.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,363 ▼ -2.35% ETH $2,374 ▼ -5.11% XRP $1.3197 ▼ -3.48% SOL $103.1300 ▼ -3.41%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.02 ▼0.07 % ARI 4,178 ▲1.71 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.02 ▼0.07 % ARI 4,178 ▲1.71 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump: Rrjedhësit e informacioneve sekrete ushtarake të marrin dënimin maksimal

UASHINGTON, 15 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se personat që nxjerrin informacione konfidenciale për operacionet ushtarake amerikane dhe ua përcjellin medieve “duhet të pushkatohen”.

Trump e bëri deklaratën gjatë një tubimi në Arizona, pasi ai reagoi ndaj rrjedhjes së pretenduar të informacioneve për kohën e sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Presidenti amerikan u shpreh se personat që nxjerrin informacione të tilla janë pushkatuar në të kaluarën, duke iu referuar praktikave të dikurshme.

Ai reagoi ndaj një burimi të paidentifikuar, i cili dyshohet se u kishte zbuluar gazetarëve kohën e sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Në qershor të vitit 2025, forcat amerikane bombarduan objektet në Natanz, Fordow dhe Isfahan, në kuadër të operacionit “Midnight Hammer”.

Presidenti amerikan ka mbrojtur vazhdimisht sulmet ndaj Iranit, si dhe luftën e vazhdueshme kundër këtij vendi, me argumentin se Republika Islamike nuk duhet të lejohet të sigurojë armë bërthamore.

Nga ana tjetër, Teherani këmbëngul se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime civile, pretendim që vihet në pikëpyetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe vende të tjera.

Deklaratat e Trump vijnë në një kohë kur në SHBA është rihapur debati mbi dënimin me vdekje.

Pentagoni po përgatitet të kryejë ekzekutimin e parë ushtarak pas 65 vitesh, ndërsa sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka propozuar që procesi të transmetohet drejtpërdrejt. Kjo ide ka shkaktuar kritika të shumta.

Nidal Hasan, i dënuar për masakrën e vitit 2009 në bazën ushtarake Fort Hood, në Teksas, pritet të ekzekutohet më 3 dhjetor në vendin ku ndodhi sulmi.

Ndërkohë, debati është intensifikuar edhe pas një ekzekutimi të dështuar në Tenesi, ku autoritetet njoftuan se Christa Pike, 50 vjeçe, e dënuar për vrasje, mbijetoi pas dy dozave të pentobarbitalit.

Ajo pritej të bëhej gruaja e parë e ekzekutuar në këtë shtet në më shumë se 200 vjet. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.