Kur nuk mbetet më asgjë për të shkatërruar

Sindikatat ishin vetëshkatërruar me kohë.
Më pas, goditja ra mbi partitë e vogla.Edhe pse pa peshë të madhe, ato bezdisnin: kërkonin pjesën e tyre të pushtetit, bënin pazar dhe me raste ngrinin krye.
Pastaj erdhi radha e partisë kingmaker, asaj që vendoste fatin e qeverisjes, për t’i lënë vendin më pas sulmit ndaj partisë më të madhe opozitare.
Ndërkaq, vetë partia në pushtet ka kohë që nuk funksionon më si e tillë.
Media, opozita, shoqëria civile, gjyqësori dhe institucionet e pavarura mund të jenë bezdi, por janë pikërisht ato që mbajnë përplasjen shoqërore brenda kornizës institucionale. Ato negociojnë, amortizojnë revoltën dhe krijojnë valvola shkarkimi.
Tani që zemërimi ka vërshuar në rrugë dhe armiqtë e brendshëm janë shkatërruar, do të duhet të shpiken armiq të jashtëm.
Duke rrëzuar çdo mur që të kufizon pushtetin, vjen një moment kur kupton se disa nga ato mure mbanin çatinë mbi kokën tënde.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.