Rajoni
SHBA: Zgjerimi i NATO-s nuk është kërcënim për Rusinë
NATO është një aleancë mbrojtëse dhe vendimi i saj për t’u zgjeruar në Ballkan nuk është i drejtuar kah Rusia apo ndonjë vend tjetër, ka thënë Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry të mërkurën pasi NATO i bëri ftesë zyrtare Malit të Zi për anëtarësim.
“NATO nuk është kërcënim për askënd… është një aleancë mbrojtëse, dhe qëllimi i saj është thjeshtë ofrimi i sigurisë”, ka thënë Kerry gjatë një konference për media, raporton Reuters.
“Nuk është e përqendruar në Rusinë apo në ndonjë vend tjetër”, ka potencuar më tej ai.