roze
Sheeran: Dikur qaja kur më ngacmonin për pamjen
Sot është një nga këngëtarët më të suksesshëm britanik, por rrugëtimi i Ed Sheeran nuk ka qenë aspak i lehtë. Si djalë i vogël, ai kishte rënë pre e bullizmit dhe ngacmohej për ngjyrën e tij të flokëve dhe syzet që mbante. Sheeran në një intervistë për “Love Music Hate Racism” e pranoi se shpesh edhe kishte qarë për shkak të ngacmimeve. Mirëpo, ai deklaroi se “të jesh ndryshe dhe i çuditshëm” ndonjëherë është një gjë pozitive pasi të motivon të arrish suksese në jetë.