Politika

PD i ndërpret mandatin kreut të degës së Durrësit

Një situatë e pazakontë është krijuar në selinë e Partisë Demokratike të Durrësit, dyert e së cilës janë mbyllur këtë të hënë për kryetarin e degës.

Një ditë më parë, të dielën, sekretari organizativ i PD Enno Bozdo, i shoqëruar nga Albert Avdyli dhe antarë të degës së Durrësit ndryshuan bravat e dyerve të zyrave të PD-së në Durrës, për të mos lejuar kthimin dhe futjen në to të kryetarit Osman Stafa, i cili ishte pozicionuar kundër riorganizimit të degës.

Përfshirja e degës së Durrësit në procesin e riorganizimit me vendim të kryesisë së PDSH-së ka çuar në ndërprerje të mandatit të kryetarit Stafa, i cili u zgjodh në këtë post në korrik të vitit 2014, duke fituar ndaj kandidatit tjetër Ardian Muka, që kishte mbështetjen e kryetarit Lulzim Basha.

Vendimi për ristrukturimin e degës së Durrësit erdhi pas humbjes së Grida Dumës në zgjedhjet lokale, me një diferencë të thellë prej afro 14 mijë vota më pak se socialisti Vangjush Dako. Kryetari Stafa dhe strukturat e drejtuara prej tij u bënë përgjegjëse për humbjen në zgjedhje.

Pas votimeve situata pasoi me një luftë të ftohtë mes mbështetësve të Stafës dhe atyre të Bashës në PD-në lokale, që kërkonin ndryshim dhe një parti më pranë bazës, që të udhëheqë në mënyrë efikase, me rezultate konkrete.

Të kontaktuar nga Top Channel, Stafa ka deklaruar se do të përgatisë një deklaratë për shtyp lidhur me situatën, ndërsa krahu tjetër ka thënë se vendimi është marrë nga qendra dhe vetëm ata mund të flasin zyrtarisht për ndërhyrjen në selinë lokale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button