Shefja e deputetëve të VV-së reagon pas zgjedhjes së presidentes
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës duke theksuar që pas një viti e tetë muajsh, tri palë zgjedhjesh parlamentare dhe një periudhe të gjatë pasigurie institucionale, Kosova i ka institucionet e kompletuara.
Andaj sipas saj, tani është koha për punë dhe vendimmarrje.
“Kuvendi duhet të ecë përpara me agjendën legjislative. Institucionet duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre dhe të shtyjnë përpara zhvillimin e vendit. Për ne, kjo do të thotë më shumë punë, më shumë përgjegjësi dhe më shumë angazhim. Interesi i qytetarëve dhe forcimi i shtetit duhet të jenë në qendër të çdo vendimi. Institucionet janë kompletuar. Tani është koha të punojmë. Kemi shumë për të bërë”, ka shkruar Nagavci në rrjetin social, Facebook. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.