☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Shën Valentini, përurohet “Moli i Dashurisë” në parkun e madh të Liqenit

Ky Shën Valentin ka ardhur ndryshe në Tiranë. Qindra çifte të reja dhe qytetarë iu drejtuan Parkut të Liqenit, ku krahas shëtitjeve në ajër të pastër, patën mundësi të shijojnë dekorin festiv dhe një koncert live me muzikë të zgjedhur. Ashtu si edhe çdo vit tjetër, bashkia e Tiranës kishte menduar që të sillte diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve.

Falë investimit të Bashkisë së Tiranës dhe ABI Bank, në Parkun e Liqenit u përurua “Moli i Dashurisë”, i cili rikthen pas shumë vitesh shëtitjet me varka në liqen. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se investimet e kryera e kanë kthyer Parkun e Liqenit Artificial në destinacionin më të parapëlqyer për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

“Në ditën e Dashurisë po krijojmë këtë mikrohapësirë, Molin e Liqenit, për të gjithë ata që duan të bëjnë një shëtitje me varkë, që duan të merren me sport, me kanoe, për ata që duan të bëjnë minigara. Ky tani është një mjedis fantastik. Liqeni i Tiranës është populluar më shumë se kurrë, por edhe pasuruar me aktivitete më shumë se kurrë”, tha Veliaj.

Teksa e cilësoi një ditë fantastike, ai nënvizoi se ky është edhe një moment reflektimi. Veliaj tha se sot Tirana ka më shumë nevojë për dashuri se sa për urrejtje, e më shumë nevojë për punë se sa për dhunë. Veliaj shtoi se në këtë mision mund të ndihmojë edhe çdo biznes, duke kontribuar për të patur një qytet dhe gjeneratë më të mirë. “Nuk ka asgjë që mund të na përçajë, duke pasur parasysh që ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa gjëra që na ndajnë. Kështu që, më pak dhunë, më shumë dashuri; më shumë mirësi e bashkëpunim. Bashkëpunimi ynë ka qenë fantastik dhe mezi pres që edhe me donatorë të tjerë, qoftë ata që dhurojnë pemë, që dhurojnë varka, që adoptojnë një kopsht ose një konvikt, mund ta bëjmë Tiranën, ndoshta jo qytetin më perfekt në botë, por përfundimisht qytetin që ka më shumë dashuri dhe më shumë solidaritet”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

Drejtori Ekzekutiv i ABI Bank, Andi Ballta vlerësoi Bashkinë e Tiranës si një partner serioz dhe siguroi se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen. Më pas, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj mori pjesë në celebrimin e dy çifteve të reja që vendosën ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në ditën e “Shën Valentinit”, duke mbjellë pemë.

Krahas aktiviteteve të shumta në zona të ndryshme të Tiranës, ku sërish Parku i Madh i Liqenit ishte qendra e organizimeve, bashkia e Tiranës është zbukuruar me simbolin e kësaj dite, zemrat e kuqe, duke përcjellë një atmosferë festive për qytetarët. /j.p/1 nga 4  

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.