🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,469 ▲ +0.81% ETH $2,093 ▲ +0.67% XRP $1.4201 ▲ +1.86% SOL $87.7200 ▲ +0.47%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shërbimi i skanimit të kontenierëve, Cani: Ulet tarifa dhe kosto për sipërmarrjen

Tarifa që bizneset do të paguajnë për skanimin e kontenierëve në dogana nuk do të jetë 39 euro për deklaratë, por do të ulet. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani prezantoi të martën marrëveshjen e arritur me mirëkuptim me kompaninë që ka me koncension shërbimin e skanimit të kontenierëve në dogana “Rapiscan System”, e cila, tha ai, bën të mundur uljen e tarifave dhe kostove për sipërmarrjen.

Sipas ministrit Cani, skema e re e pagesës do të jetë me tarifa të përshkallëzuar në dy blloqe. Më konkretisht, për deklaratat doganore me vlerë mbi 1 mijë euro, biznesi do të paguajë 22 euro për shërbimin e skanimit, ndërsa për deklaratat nën këtë vlerë, pagesa do të jetë 5 euro.

“Nëse duam të bëjmë një llogaritje të dimë se sa merr me kontratën e re, nëse do të duam të bëjmë një llogaritje se sa do të merrte me kontratën ekzistuese, ose me ligjin ekzistues, mund të them që në fillim që niveli mund të jetë edhe më i lartë, por kursimi nga ndryshimi që në kontratën e re është nga 100 deri në 106 milion euro. Pra nuk mund të shkojë kursimi nga negociatat poshtë 100 milion euro, kurse ne kemi zgjedhur një marzh e kuptohet është në varësi të nivelit të rritjes të deklaratave nga viti në vit por në vlera konservatore, kursimi është nga 100 milion deri në 106 milion euro”, tha Cani.

Sipas relacionit të marrëveshjes, me skemën e parë, kompania koncesionare “Rapiscan System” do të përfitonte 316 milionë euro për 15 vitet e koncesionit. Por, me rishikimin e marrëveshjes, kjo shumë kufizohet në 210 milionë euro, ose 106 milionë euro më pak.

Koncesioni i skanimit në dogana u dha nga qeveria e mëparshme, në prill të vitit 2013. Që në fillim, ky koncesion u kundërshtua fort nga biznesi, për shkak të kostove të larta. Pas qershorit të vitit 2013, qeveria e re tentoi ta prishë në mënyrë të njëanshme kontratën. Por, kompania “Rapiscan” e çoi çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit, duke kërkuar 350 milionë euro dëmshpërblim nga qeveria shqiptare.

Pak ditë më parë qeveria bëri të ditur se ka arritur zgjidhjen me mirëkuptim me kompaninë./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.