🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.93 ▲0.49%
ARI 3,923 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,405 ▼ -0.52% ETH $2,282 ▼ -0.11% XRP $1.2848 ▲ +2.7% SOL $93.0600 ▼ -1.18%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.93 ▲0.49 % ARI 3,923 ▼1.17 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.93 ▲0.49 % ARI 3,923 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Sherr në një lokal në Don Bosko/ I riu nxjerr pistoletën dhe qëllon një person. I plagosuri kyç gojën

Një sherr gjatë natës së kaluar në 24 gusht në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë ka përfunduar me plagosjen e një personi dhe arrestimin e një të riu.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në ambientet e një lokali. Sipas Policisë, gjatë konfliktit, I.K dyshohet se ka nxjerrë një pistoletë tip “TT” dhe ka goditur me të në kokë shtetasin A.M. I plagosuri nuk ka treguar rrethanat e ngjarjes, çka ka sjellë edhe arrestimin e tij për “Moskallëzim të krimit”.

I.K u arrestua në flagrancë për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve” dhe “Plagosje e rëndë”. Në vendngjarje, policia sekuestroi armën e zjarrit, ndërsa u mor edhe DVR-ja e lokalit për të ndihmuar në zbardhjen e konfliktit.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe motivet që çuan në përplasjen mes personave.

Njoftimi i policisë

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale.

Më datë 24.08.2026, rreth orës 22.00 në rrugën “Don Bosko”, shërbimet e Policisë janë njoftuar për një konflikt midis disa shtetasve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, punonjësit e Policisë të Komisariatit Nr. 3, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kanë reaguar me shpejtësi duke ndërhyrë në vendngjarje, konkretisht në lokalin “O…..”.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit I.K, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, tip “TT”, me të cilën dyshohet se ka goditur shtetasin A.M.

Shtetasi I.K eshte arrestuar ne flagrancë per veprat penale te “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve” dhe “Plagosja e rende” parashikuar nga nenet 278 dhe 88 te K.Penal.

Ne vijim te veprimeve ne kuadër të zbardhjes se kesaj ngjarje eshte arrestuar per vepren penale te “Moskallezimit te krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal edhe shtetasi A.M,i cili eshte person i dëmtuar nga kjo ngjarje pasi nuk ka treguar per rrethanat si ka ndodhur ngjarja gjithashtu që shtetasi I.K e ka goditur me qyte pistolete ne balle.

Është sekuestruar edhe DVR e lokalit ky ka ndodhur ngjarja me qëllim zbardhjen e rrethanave te saj.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen të gjitha veprimet paraprake procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.