Rajoni

Shesheli duhet të kthehet në Hagë

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel duhet të kthehet në Hagë. Kështu është bërë e ditur nga Tribunali ndërkombëtar i Hagës.

shesheli-duhet-t-euml-kthehet-n-euml-hag-euml_hdMediat serbe bëjnë të ditur se Dhoma e Apelit e Gjykatë së Hagës ka vendosur të revokojë vendimin për lirimin e përkohshëm të Sheshelit dhe se ai duhet të kthehet në burg.

Sheshel është mbajtur në paraburgim prej gati 12 vjetësh në Hagë, pasi akuzohet për krime të kryera në Kroaci, Vojvodinë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ai akuzohet për kohën kur ishte drejtues i Njësisë speciale të paramilitarëve serbë dhe për nxitje të krimeve në kohën që ka shërbyer si kryetar i Partisë Radikale.

Sheshel, gjykimi i të cilit ende nuk ka përfunduar, u la i lirë përkohësisht më 6 nëntor nga Haga, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.

Related Articles

Nje koment

  1. po ska faj kyy  e ka faji haga qe e lejon te dale ajshte kete kriminel apo e ka derguar te beje porozit me goje se pergjohen telefonat Ska sigurim shteti si ky  takohet edhe me liderat shqiptare  keta qe bejne si patriota ne shqiperi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button