Kronika

Shijak, kapet 50-vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane

Policia e Durrësit ka ndaluar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndaj të cilit ka një urdhërarresti nga drejtësia italiane.
Në pranga ka përfunduar Riza Sheshi, 50 vjeç nga Shijaku, i cili akuzohet për “pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni”.
Ndaj tij, Gjykata e Xhenovës ka lëshuar urdhërarresti ndërkombëtar, e tashmë pritet ndjekja e procedurave për ekstradimin e tij në Itali.
Operacioni i policisë është bërë në kuadër të punimeve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button