☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,752 ▼0.01%
DOW 54,194 ▲0.4%
NASDAQ 26,522 ▼0.31%
NAFTA 81.69 ▼0.54%
ARI 4,459 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $64,120 ▼ -0.69% ETH $1,890 ▼ -0.43% XRP $1.0086 ▼ -1.56% SOL $76.0000 ▼ -0.29%
S&P 500 7,752 ▼0.01 % DOW 54,194 ▲0.4 % NASDAQ 26,522 ▼0.31 % NAFTA 81.69 ▼0.54 % ARI 4,459 ▲0.88 % S&P 500 7,752 ▼0.01 % DOW 54,194 ▲0.4 % NASDAQ 26,522 ▼0.31 % NAFTA 81.69 ▼0.54 % ARI 4,459 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Kosova

​SHIQK padit Mujën dhe AVUK-un: Dëmet ndaj qumështoreve dhe fermerëve janë të mëdha

Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (SHIQK) ka bërë të ditur se ka nisur padi ndaj ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AVUK), për dëmet që sipas tij, u janë shkaktuar qumështoreve dhe fermerëve vendorë.

Kryetari i SHIQK-së, Gani Durmishi, në një prononcim për KosovaPress, ka thënë se sektori i industrisë së qumështit ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërsa ka akuzuar institucionet përkatëse se me vendimet dhe veprimet e ndërmarra u kanë shkaktuar dëme të mëdha prodhuesve vendorë.

“Jemi në telashe të madhe si sektor i industrisë së qumështit të Kosovës. Fushatën të cilën e ka bërë ministria e bujqësisë dhe tregtisë na ka bërë dëm të jashtëzakonshëm të nivelit të pariparuar neve si industri, njëkohësisht edhe fermerëve.. Ky kokë veti i qiti disa ligje, e proi një vendim dhe menjëherë na dërgoj inspektorat në fabrika, këtu thotë 60 ditë duhet me i kontrollua që me marrë pëlqimin pastaj nga ministria. Inspektorët e ardhur menjëherë na kanë lëshuar një procesverbal na kanë ndërprerë prodhimin”, thotë Durmishi.

Sipas tij, masat kanë prekur edhe eksportin dhe shitjen e produkteve të industrisë vendore të qumështit.

“Të gjitha eksportet e prodhimeve të Kosovës që janë, me ndërhyrje me u ndërpre dhe të mos eksportohen. Ka qitur edhe inspektor në markete, që të hiqen të gjitha produktet nga raftet në markete. Kjo ka qenë shumë e papritur dhe na ka bërë një dëm jashtëzakonisht të madh, na ka dëmtuar edhe me propagandën që gjoja se në Kosovë po prodhohet diçka që është kancerogjene, pa një bazë studimore, të cilën mundet me na prua një dokument”, thotë ai.

Durmishi ka bërë të ditur se qumështoret janë duke evidentuar dhe kalkuluar dëmet e shkaktuara nga tërheqja dhe bllokimi i produkteve në treg.

Ai ka thënë se një pjesë e produkteve rrezikon t’i kalojë afati i përdorimit, ndërsa ka kritikuar mungesën e komunikimit nga institucionet.

“Ende nuk kemi mundur, po i grumbullojmë produktet e bllokuara në markete, jemi duke i kalkuluar edhe në ditë sa kemi mundur të prodhojmë. Gjatë tërheqjes, ato edhe dëmtohen, një pjesë e konsiderueshme mund t’i del afati, me këtë ministër e arrogancë që po paraqitet edhe AVUK nuk po pritet ndonjë zgjidhje. Unë si kryetar i shoqatës, me të gjithë qumështorët, disa herë kemi kërkuar takime gjatë kësaj jave, i kemi dërgua me shkrim ftesën për takime me ministrin, për zgjidhje edhe AVUK, asnjëri nuk është përgjigjur. Do të organizohem të gjithë punëtorët në protesta, edhe fermerët, ata nuk kanë ku ta lënë qumështin, e për ta derdhur për mos t’i ndotur lumenjtë, ndoshta vijnë në Prishtinë këtu i duhet ministrit me ia mbush zyrat. Ne kemi filluar me padi në prokurori speciale, që të ndalojmë këtë vendim me masa të përkohshme dhe po përgatitur dokumentacionet me argumente”, theksoi Durmishi.

Ai paralajmëroi se, nëse nuk arrihet një zgjidhje me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Tregtisë, punëtorët e industrisë së qumështit dhe fermerët mund të organizojnë protesta.

Sipas SHIQK-së, procedurat ligjore synojnë ndalimin e vendimit përmes masave të përkohshme, ndërsa shoqata është duke përgatitur dokumentacionin dhe argumentet për dëmet që pretendon se u janë shkaktuar kompanive dhe fermerëve vendorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.