☁️
Tiranë 12°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.12 ▲2.52%
ARI 3,601 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,330 ▲ +0.62% ETH $1,690 ▲ +0.51% XRP $0.9450 ▲ +2.35% SOL $70.7200 ▲ +1.67%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.12 ▲2.52 % ARI 3,601 ▲0.27 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.12 ▲2.52 % ARI 3,601 ▲0.27 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Kosova

Shiroka Pula: Mbrojtja e grave dhe vajzave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka bërë thirrje për angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror në mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna, duke theksuar se siguria dhe dinjiteti i tyre duhet të jenë përgjegjësi e përbashkët.

Këto deklarata ajo i bëri të martën mbrëma, në ceremoninë hapëse të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

Në fjalën e saj, Shiroka Pula theksoi se e drejta për jetë, siguri dhe dinjitet është e drejtë themelore e çdo gruaje dhe vajze, duke nënvizuar se askush nuk duhet të jetojë me frikën e dhunës.

Duke iu referuar vrasjes së fundit të Arlinda Zekajt, presidentja theksoi rëndësinë e reagimit në kohë dhe ofrimit të mbrojtjes efektive për gratë dhe vajzat që përballen me dhunë apo kërcënime.

Sipas saj, parandalimi i rasteve të tilla nuk mund të kufizohet vetëm në fushata ndërgjegjësuese, por kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi konkrete nga institucionet dhe shoqëria.

Në këtë drejtim, Shiroka Pula bëri të ditur se ka themeluar Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave.

Përmes këtij mekanizmi gjithëpërfshirës, Zyra e Presidentes synon të bashkëpunojë me Kuvendin e Kosovës, Zyrën e Kryeministrit, Avokatin e Popullit dhe institucionet e tjera përkatëse, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, akademisë dhe sektorit privat.

Presidentja theksoi se kërkesat për ndihmë nga gratë dhe vajzat që përballen me dhunë duhet të marrin përgjigje dhe se përgjegjësia për mbrojtjen e tyre nuk duhet të jetë e përkohshme.

“Asnjë kërkesë për ndihmë nuk duhet të mbetet pa përgjigje. Këtë përgjegjësi duhet ta mbajmë çdo ditë, jo vetëm gjatë 16 ditëve të aktivizmit. Jeta, siguria dhe dinjiteti i çdo gruaje dhe vajze duhet të mbrohen. Ky është detyrim i yni”, theksoi Shiroka Pula./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.