☁️
Tiranë 12°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.12 ▲2.52%
ARI 3,606 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,281 ▲ +0.66% ETH $1,689 ▲ +0.55% XRP $0.9425 ▲ +2.21% SOL $70.8000 ▲ +1.99%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.12 ▲2.52 % ARI 3,606 ▲0.42 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.12 ▲2.52 % ARI 3,606 ▲0.42 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Uashingtoni propozon tarifa deri në 35% për mallrat vietnameze

HANOI, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë propozuar vendosjen e tarifave shtesë doganore deri në 35% për importet nga Vietnami, një masë që mund të rrezikojë industrinë e rëndësishme të tekstileve në këtë ekonomi të Azisë Juglindore.

Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së (USTR) akuzoi sot Vietnamin, se politikat e tij industriale kontribuojnë në krijimin e kapaciteteve të tepërta prodhuese dhe dëmtojnë tregtinë amerikane.

Me një normë prej 35%, Vietnami përballet me një nga nivelet më të larta të tarifave të propozuara sot nga Uashingtoni, përveç atyre ndaj Bashkimit Evropian, Kinës dhe 12 ekonomive të tjera, kryesisht në Azi.

Njoftimi vjen në një kohë kur Uashingtoni dhe Hanoji, vijojnë negociatat për një marrëveshje tregtare reciproke.

Dy vendet njoftuan një kuadër marrëveshjeje në tetor 2025, por ende nuk kanë arritur ta përmbyllin atë.

Propozimi mund të shtojë presionin ndaj Vietnamit, për të adresuar shqetësimet tregtare të SHBA-së gjatë vijimit të negociatave.

Megjithatë, norma përfundimtare e tarifave, do të varet nga rezultatet e procesit të konsultimeve dhe nga çdo marrëveshje që mund të arrihet mes dy palëve.

Zyra amerikane e tregtisë deklaroi se planifikimi industrial i Vietnamit, shpërndarja e burimeve dhe financimi i sektorëve prioritarë, politikat për tokën, kushtet e punës dhe praktikat, që lidhen me investimet e huaja, kanë kontribuar në krijimin e kapaciteteve prodhuese përtej niveleve, që do të përcaktoheshin normalisht nga kushtet e tregut.

Agjencia identifikoi industrinë e tekstileve, veshjeve dhe këpucëve, ndërtimin e anijeve, prodhimin e çimentos, si dhe teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, si sektorë që paraqesin shqetësim të veçantë për autoritetet amerikane.

Zyrtarët amerikanë bënë të ditur se do të shqyrtonin mundësinë e uljes së tarifës në 20%, nëse Vietnami arrin një marrëveshje tregtare reciproke me Uashingtonin, e cila adreson gjetjet e hetimit.

Propozimi merr parasysh edhe masat e tjera tregtare amerikane që janë aktualisht në fuqi, si dhe angazhimet, që mund të përfshihen në një marrëveshje të ardhshme mes dy vendeve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.