Shiroka-Pula pranon Ligjin për Specialen, vendimi brenda afatit ligjor
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara, i njohur si Ligji për Specialen.
Këtë e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, i cili ka bërë të ditur se Shiroka-Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit të përcaktuar me ligj.
“Kuvendi i Kosovës sot e ka përcjellë Ligjin për Dhomat e Specializuara në Presidencë. Presidentja Shiroka-Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor”, ka deklaruar Kupina.
Më herët gjatë ditës, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ia ka përcjellë ligjin presidentes për dekretim.
Tashmë mbetet që presidentja të vendosë për hapat e mëtejshëm lidhur me ligjin, brenda afatit të paraparë ligjor./Telegrafi.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.