☁️
Tiranë 12°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,741 ▲0.29%
DOW 52,170 ▲1.06%
NASDAQ 26,685 ▼0.03%
NAFTA 96.45 ▲2.72%
ARI 4,179 ▲1.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,444 ▲ +0.9% ETH $2,450 ▲ +0.96% XRP $1.3425 ▲ +1.2% SOL $105.9400 ▲ +1.71%
S&P 500 7,741 ▲0.29 % DOW 52,170 ▲1.06 % NASDAQ 26,685 ▼0.03 % NAFTA 96.45 ▲2.72 % ARI 4,179 ▲1.74 % S&P 500 7,741 ▲0.29 % DOW 52,170 ▲1.06 % NASDAQ 26,685 ▼0.03 % NAFTA 96.45 ▲2.72 % ARI 4,179 ▲1.74 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Politika

AKB u drejtohet krerëve të shtetit shqiptar: Mbrojtje për bizneset dhe shqyrtim i gjendjes së jashtëzakonshme

Për shkak të përshkallëzimit të protestave dhe dëmtimeve të pronës private e publike në Tiranë, Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) i ka drejtuar një letër zyrtare urgjente Presidentit Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Në letrën e saj, AKB kërkon ndërhyrje të menjëhershme institucionale për të mbrojtur sipërmarrjet dhe sigurinë e qytetarëve, duke apeluar edhe për shqyrtimin e mekanizmave kushtetues, përfshirë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Letra e plotë e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB): ALEANCA KOSOVARE E BIZNESEVE – AKB

Shkëlqesisë së Tij, z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë

Lënda: Kërkesë urgjente për masa institucionale në mbrojtje të pronës private dhe publike, rendit dhe sigurisë në Shqipëri

Të nderuar drejtues të institucioneve të Republikës së Shqipërisë,

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), duke shprehur shqetësimin për situatën e tensionuar dhe rrezikun ndaj pronës private e publike, sigurisë së qytetarëve dhe funksionimit normal të institucioneve, ju drejtohet me këtë thirrje për veprim të koordinuar dhe të përgjegjshëm institucional.

Mbrojtja e jetës, sigurisë së qytetarëve, pronës private dhe publike, si dhe garantimi i rendit kushtetues, janë përgjegjësi themelore të shtetit. Çdo përshkallëzim i dhunës dhe çdo dëmtim i pronës cenon sigurinë, besimin e qytetarëve dhe klimën e biznesit.

Në këtë kontekst, kërkojmë nga institucionet që ju drejtoni:

Të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe proporcionale për mbrojtjen e qytetarëve, bizneseve dhe pronës private e publike.

Të sigurojnë koordinim të plotë ndërmjet institucioneve përgjegjëse për rendin, sigurinë dhe zbatimin e ligjit.

Të hapin kanale efektive të dialogut institucional dhe politik për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Të shqyrtojnë urgjentisht të gjitha mekanizmat kushtetues dhe ligjorë, përfshirë mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, nëse plotësohen kushtet ligjore dhe kushtetuese.

Ne vlerësojmë se në momente të tilla nevojitet përgjegjësi e lartë shtetërore, maturi politike dhe veprim në kohën e duhur, me qëllim që të parandalohet çdo cenim i mëtejshëm i sigurisë dhe pronës.

Shqipëria ka nevojë për rend, siguri, dialog dhe institucione funksionale. Prona private dhe publike duhet të mbrohet, ligji duhet të zbatohet dhe qytetarët duhet të ndihen të sigurt.

Aleanca Kosovare e Bizneseve shpreh bindjen se mbrojtja e pronës, siguria e qytetarëve dhe stabiliteti institucional janë interesa të përbashkëta që duhet të qëndrojnë mbi çdo dallim politik.

Duke ju kërkuar vëmendje dhe veprim urgjent institucional, ju shprehim konsideratën tonë të lartë.

Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.