I dyshuari për tentimvrasje transferohet nga Kroacia në Kosovë
Policia e Kosovës ka transferuar nga Kroacia në Kosovë një shtetas nga Kosova të dënuar me burgim për tentativë të vrasjes së rëndë, i cili pjesën e mbetur të dënimit do ta vuajë në institucionet korrektuese të Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, transferimi është realizuar më 15 tetor, nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.
I dyshuari ishte dënuar në Kroaci për vepër penale kundër jetës dhe trupit, përkatësisht për tentativë të vrasjes së rëndë.
Policia bëri të ditur se transferimi është realizuar në bazë të legjislacionit në fuqi dhe marrëveshjeve dypalëshe, përmes bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Kroacisë.
Pas transferimit, ai i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për vazhdimin e procedurave ligjore.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.