Shiroka-Pula takon Jasharin, diskutojnë për zhvillimet në fushën e sigurisë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë, si dhe për rëndësinë e vazhdimit të punës në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së.
Në cilësinë e Komandantes Supreme të FSK-së, Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e rolit të kësaj force në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, gjatë takimit është diskutuar për përmbushjen e misionit kushtetues të FSK-së dhe vazhdimin e angazhimeve për forcimin e kapaciteteve të saj.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.